• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Prokurorinë Themelore në Koçan janë sjellë të dyshuar nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në "Puls"

Në Prokurorinë Themelore në Koçan janë sjellë të dyshuar nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në

Koçan, 12 prill 2025 (MIA) - Me tre automjete të policisë dhe përcjellje në Prokurorinë Publike Themelore në Koçan mbrëmë rreth orës 21:30 janë sjellë të dyshuarit e parë nga hetimi i zgjeruar për zjarrin në diskotekën “Puls”.

Gjysmë ore më herët në Prokurori ka mbërritur prokurori publik shtetëror, Ljupço Kocevski, i cili nuk ka dhënë deklaratë për media, por theksoi se në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme do t'i kumtojë detajet. 

Me hetimin e zgjeruar janë përfshirë 19 persona të dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292, në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për zyrtarë të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16 mars të këtij viti, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, nuk kanë vepruar në përputhje me masat e parapara mbrojtëse, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën nerëzve dhe pronën. Nga Prokuroria e Koçanit kumtuan se në mesin e të dyshuarve janë inspektorë të autorizuar ndërtimor në komunë, drejtorë dhe një inspektor i përgjithshëm nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ministra, sekretarë shtetërorë dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR