• e shtunë, 06 korrik 2024

Në pjesën më të madhe të vendit mot me vranësira, në lindje me diell

Në pjesën më të madhe të vendit mot me vranësira, në lindje me diell

Shkup, 9 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot në pjesën veriperëndimore dhe qendrore të vendit do të jetë me vranësira mesatare deri në të dukshme, ndërsa në zonat lindore me diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar në pjesët veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 6 deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot mesatarisht i vranët me erë të lehtë deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë minus 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër kryesisht në pjesët perëndimore në orët e pasdites do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta do të ketë reshje bore. Më pas deri të enjten do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperaturat e ditës gjatë kësaj periudhe do të jenë në rritje të lehtë, përveç në lugina ku do të ketë mjegull.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR