• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Parlamentin shqiptar është votuar marrëveshja për emigrantë

Në Parlamentin  shqiptar është votuar marrëveshja për emigrantë

Tiranë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në seancën e sotme plenare, e cila ka zgjatur vetëm shtatë minuta, mes brohoritjeve dhe ofendimeve, Parlamenti shqiptar, me 77 vota "për" e ratifikoi marrëveshjen me Italinë për hapjen e dy qendrave të pranimit në territorin shqiptar për strehimin e personave të kapur gjatë përpjekjes që jashtëligjshëm të vijnë në bregun italian. 

Marrëveshja, për të cilën ishte i nevojshëm miratimi nga shumica e thjeshtë, nga parlamenti 140-anëtarësh, kaloi me votat e deputetëve të Partisë Socialiste në pushtet dhe tre deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, me çka opozita e bojkotoi votimin. 

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni nënshkruan më 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve. Këtë marrëveshje në datën 15 të këtij muaji e ratifikoi edhe Senati italian, me 93 vota "për" dhe 61 "kundër".

Qendrat do të funsionojnë në qytetin bregdetar Shëngjin dhe në Gjadër, ish bazë ushtarake, që të dyja në rrethinën e Lezhës. Për një muaj do të strehohen tre mijë emigrantë ose 36 mijë në vit. 

Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR