• e shtunë, 13 korrik 2024

Në Manastir janë gjetur mbi 100 pushkë nga luftërat ballkanike

Në Manastir janë gjetur mbi 100 pushkë nga luftërat ballkanike

Manastir, 22 maj 2024 (MIA) - Punëtorët të cilët po kryejnë punë ndërtimore për ndërtimin e një shtëpie të re zjarrfikëse në Manastir, gjatë gërmimeve gjetën mbi 100 pushkë të cilat datojnë nga periudha e luftërave ballkanike. 

Në hapësirën e ish kazermës, në lokacionin ku Komuna e Manastirit e filloi ndërtimin e shtëpisë së re zjarrfikëse, është gjetur sasi më e madhe e armëve, për çka punët ndërtimore janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa mbikëqyrje në teren kreu kryetari Toni Konjanovski. 

"Kontraktuesi i punimeve të ndërtimit në lokacionin ku supozohet të 'mbijë' godina e re zjarrfikëse është gjetur një sasi e madhe armësh të lehta. Aktualisht aktivitetet janë pezulluar. Sipas rregullores është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ne pamë disa nga armët, kryesisht pushkë, mbi 100 copë që u nxorrën në këtë lokacion. Sipas deklaratës së tyre, ato datojnë nga periudha e Luftërave Ballkanike. Ju e dini që Manastiri edhe si territor edhe si rajon ka qenë një nga vendet më të bombarduara gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, kështu që kjo nuk është e pazakontë. Aktivitetet ndërpriten derisa të sigurohet ky lokacion ashtu siç duhet dhe siç kërkohet me ligj", tha Konjanovski gjatë mbikëqyrjes së sotme në terren.

 

Kryetari Konjanovski dhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim paralajmëruan aktivitete të organizuara edukative në bashkëpunim me institucionet edukuese - arsimore, me qëllim të edukimit të të rinjve për mënyrën e veprimit dhe denoncimit adekuat në rast se gjejnë armë të vjetra në disa lokacione. fc/

Fotografia: Komuna e Manastirit

QËNDRONI TË LIDHUR