• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Kuvend duhet të fillojë debati për ndryshimet e ligjit të posaçëm për korridoret 8 dhe 10 d

Në Kuvend duhet të fillojë debati për ndryshimet e ligjit të posaçëm për korridoret 8 dhe 10 d

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Kuvendit sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 115-të plenare në të cilën në rend dite janë rreth 30 pikë të tjera. Mes tyre janë edhe ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Për katër prej tyre ka përfunduar debati dhe vetëm duhet të votohet, përderisa sot pritet të fillojë debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 d (aksi në autostradën Prilep - Manastir), me procedurë të shkurtuar.

Debati ka përfunduar për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, Ligjit për eksproprijim, Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për planifikim urbanistik.

Në rend dite të mbledhjes së 115-të janë edhe ratifikimet e Konventës për ekspozita të ndërsjellta, nënshkruar në Paris më 22 nëntor të vitit 1928, e ndryshuar dhe plotësuar me Protokollet e 10 majit 1948, 16 nëntorit 1966 dhe 30 nëntor 1972 dhe pltoësimet e 24 qershorit 1982 dhe 31 majit 1988, të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për delegim të shërbimeve në komunikacionin ajror të një pjese të hapësirës ajrore mbi Liqenin e Ohrit, të Marrëveshjes për statusin juridik të misioneve dhe përfaqësuesve të shteteve të treta pranë Organizatës së Marrëveshjes veriatlantike.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurimin shëndetësor, ndryshimet e Ligjit për fitofarmaci, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për themelim të komisionit shtetëror për të vendosur në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndjekje të komunikimeve, ndryshimet e Ligjit për Agjencinë operativo-teknike, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhëniet obligative, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ekzekutim, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe Propozim ligji për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, me procedurë të shkurtuar, ndërsa janë edhe disa ligje në lexim të parë, si dhe raportet vjetore për punën e disa institucioneve. 

Në kuadër të kësaj mbledhje, si e fundit në rendin e ditës është Informata për gjendjen në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR