• e martë, 11 mars 2025

Në Kuvend do të mbajë seancë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e ASK dhe AI

Në Kuvend do të mbajë seancë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e ASK dhe AI

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. 

 Në rendin e ditës të Komisionit është Propozimi  i konkluzionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në ambientet e Agjencisë dhe Propozim konkluzioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Inteligjencës në ambientet e Agjencisë.

 Në Kuvend sot do të mbahet edhe prezentimi "Menaxhimi Fiskal në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit Fiskal", me kërkesë të Bankës Botërore dhe Këshillit Fiskal.

 Siç paralajmërojnë  nga pres shrëbimi i Kuvendit, në prezantim do të marrin pjesë anëtarë të Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës Energjetike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR