• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në KSHZ u parashtrua nismë e re për grumbullimin e nënshkrimeve për president

Në KSHZ u parashtrua nismë e re për grumbullimin e nënshkrimeve për president

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - vetëm dy ditë nga skadimi o afatit për grumbullim të nënhskrimeve pë kandidat për president, në Komisionin shtetëror zgjedhor sot u parashtrua Nismë për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatur nga ana e Dragan Nikollovskit.

Siç informoi KSHZ, nënshkrimet edhe për këtë do të mblidhen në zyrat/sektorët rajonal të KSHZ-së në tërë territorin e vendit.

Deri në këtë moment, 10 000 votat e nevojshme i mblodhën shtatë kandidatë.

Biljana Vankovska Cvetkovska, kandidate nga partia e Majta nga qytetarët mblodhi 10 500, Bujar Osmani nga BDI - 11 085, Maksim Dimitrievsksi nga ZNAM 11 605, SSTevço Jakimovski 11 202, Arben Taravari 10 710, kandidati i LDM-së, Stevo pendarovski ka mbledhur 22 411, Gordana SIljanovsska kandidate e VMRO-DPMNE-së 28 086 vota.

Të gjithë kandidatët e tjerë të paraqitur për shef të shtetit kanë më pak nënshkrime. Sipas të dhlnave të KSHZ-ë, në këto pesë ditë, asnjë nënshkrim nuk ka për kandidatin TOme Nikollovski dhe për Goce Ristov i cili nissmë për grumbullim të nënshkrimeve parashtroi dje.

Grumbullimi i nënshkrimeve po zhvillohet në të gjitha sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t'i parashtrojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR