• e enjte, 09 janar 2025

Në javën e fundit të mandatit të saj, nënpresidentja amerikane Kamalla Haris do t'i vizitojë Singaporin, Bahreinin dhe Gjermaninë

Në javën e fundit të mandatit të saj, nënpresidentja amerikane Kamalla Haris do t'i vizitojë Singaporin, Bahreinin dhe Gjermaninë

Uashington, 8 janar 2024 (MIA) – Nënpresidentja amerikane Kamalla Haris planifikon ta përfundojë mandatin e saj me vizita në Singapor, Bahrein dhe Gjermani, njoftoi kabineti i saj.

Udhëtimi, i planifikuar që të zgjasë prej 13 deri 17 janar, do të jetë mundësia e fundit për Harisin që të punojë në sfidat e politikës së jashtme amerikane para inaugurimit të presidentit të porsazgjedhur Donald Tramp më 20 janar. 

Edhe pse ajo nuk i zbuloi hapat e saj të ardhshëm pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, vizitat sugjerojnë se Harisi ndoshta do të dëshirojë të vazhdojë të luajë rol në skenën botërore. Gjithashtu, ekzistojnë paralajmërime se Harisi mund të kandidohet për guvernatore të Kalifornisë, informuan mediat amerikane. 

Din Liberman, zëvendës-këshilltari për siguri kombëtare të Harisit, në deklaratën me shkrim tha se “nënpresidentja ndjen se është me rëndësi të kalojë disa nga ditët e saj të fundit në funksion duke u falënderuar dhe duke u angazhuar drejtpërdrejt me personelin ushtarak amerikan të shpërndarë jashtë vendit, i cili, siç bëri të ditur, është një nga privilegjet e saja më të mëdha si nënpresidentë”. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR