Në Izrael është kërkuar hetim për bashkëshorten e Netanjahut
- Јавниот обвинител на Израел и нареди на полицијата да отвори истрага против сопругата на премиерот Бенјамин Нетанјаху поради сомневање дека малтретирала политички противници и сведоци во судењето за корупција на израелскиот лидер.
- Post By Fitore Curri
- 07:27, 27 dhjetor, 2024
Jerusalem, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Prokurori publik i Izraelit e urdhëroi policinë që të hapë hetim kundër bashkëshortes së kryeministrit Benjamin Netanjahu për shkak të dyshimit se i ka keqtrajtuar kundërshtarët politikë dhe dëshmitarët në gjykimin për korrupsion të liderit izraelit.
Këtë mbrëmë vonë e bëri të ditur Ministria izraelite e Drejtësisë, e cila bën të ditur se hetimi do të përqendrohet në gjetjet e raportit të fundit në programin “Uvda” për Sara Netanjahun.
Programi zbuloi një varg porosish në UatsAp në të cilat Sara Netanjahu duket sikur e urdhëron ish ndihmësin që të organizojë protesta kundër kundërshtarëve politikë dhe ta frikësojë Hadas Kllajn, dëshmitarin kyç në gjykim.
Në kumtesë nuk përmendet Sara Netanjahu me emër, ndërsa Ministria e Drejtësisë refuzoi komente shtesë. fc/