• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Greqi filloi dhënia e letërnjoftimeve të reja biometrike

Në Greqi filloi dhënia e letërnjoftimeve të reja biometrike

Athinë, 25 shtator 2023 (MIA) - Prej sot në Greqi fillon dhënia e letërnjoftimeve te reja biometrike, për të cilat në vend kishte reagime nga një grup i vogël i qytetarëve, të cilët pretendonin mes tjerash se përmbajnë çipa përmes të cilave do të ndiqen, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Me vendimin për dhënien e letërnjoftimeve të reja Greqia po e harmonizon legjislacionin e saj me atë të BE-së, për të cilin në korrik mori edhe një letër paralajmëruese prej BE-së për shkak të mos-harmonizimit.  

Greqia po bënë hapin tjetër për sigurinë e qytetarëve me dhënien e letërnjoftimeve për qytetarët e Greqisë, duke iu përgjigjur rregullores evropiane, por edhe kërkesës nga organet ndërkombëtare, kanë bërë të ditur ministritë kompetente.

Procesi i dhënies fillon në mënyrë elektronike, me termin të caktuar, pastaj dhe vizitë në stacionin policor ku do të kryhet dhe fotografimi, mirëpo qytetarët kanë opsione të sjellin dhe fotografinë e tyre nga studio profesionale.

Letërnjoftimet e vjetra në Greqi nuk kanë ndonjë afat të kufizuar të vlefshmërisë, megjithëse në vet dokumentin nuk shkruhet afati i skadimit, ndërsa zëvendësimi më shpesh bëhet në rast humbje, dëmtimi ose vjedhje etj.

Në vend ka pasur dhe reagime kundër letërnjoftimeve të reja biometrike, që filloi këtë verë, ku një numër i madh i qytetarëve në pjesë të ndryshme të Greqisë filluan masivisht të iniciojnë kërkesa për ndërrimin e letërnjoftimeve, duke menduar se me këtë mënyrë do të shmangin nxjerrjen biometrike, ndërsa paralelisht kanë mbajtur protesta në Selanik dhe Athinë.

Letërnjoftimet e vjetra vlejnë deri më 3 gusht 2026.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR