• e shtunë, 22 shkurt 2025

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në seancën e fundit gjyqësore ishte dëgjuar dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke mbledhur video pamjet.

Trajkovski ishte dëshmitari i fundit me propozim të Prokurorisë, Ai duhej të dëshmojë në fillim të procedurës, kur u dëgjuan edhe dëshmitarët tjerë, megjithatë, për arsye shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërsa pastaj nuk ishte i arritshëm për organet e ndjekjes për shkak të një vepre tjetër penale. Më 23 janar të vitit 2025 u dorëzua në polici dhe prej atëherë është në burg.

Paraprakisht, Prokuroria prezantoi video materiale që tregojnë qarkullimin e automjeteve me të cilat është rrëmbyer Vanja.

Për këtë rast janë arrestuar Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata së bashku planifikuan rrëmbimin e vajzës 14-të vjeçare me qëllim që të detyrohen anëtarët e familjes së saj më të ngushtë të japin ryshfet. Ndërsa rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit në Veles ishte me qëllim që ta detyrojnë t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta shfrytëzuar për rrëmbimin e Vanjës së mitur në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori i Velesit Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR