Më së shumti shi në Prilep, moti sot me vranësia të ndryshueshme dhe me periudha me diell
- Në Prilep ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit - 16 litra në një metër katror.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:24, 28 prill, 2025
Shkup, 28 prill 2025 (MIA) - Në Prilep ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit - 16 litra në një metër katror.
Sipas matjes së DPHM-së në 24 orët e fundit, deri në orën 8, 15 litra për një metër katror janë matur në Pozharan, 14 në Topollçan dhe Pozhar, 12 në Vinicë, 11 në Shtip, 10 litra në Gjevgjeli, 8 në Shkup-Petrovec, 7 në Veles dhe Berovë, 6 në Krushevë dhe Tetovë, 4 litra për metër katror në Kavadar dhe Kodrën e Diellit, 3 në Strumicë, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës, Ohër dhe Manastir, 2 në Pretor dhe 1 litër në Shkup-Zajçev Rid dhe Lazaropole.
Siç njoftoi DPHM-ja, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe kushte për paraqitjen e bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri 23 gradë.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me kushte për të reshura të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s