• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gazë po rritet uria ndërsa KB-ja po përgatitet të votojë për një rezolutë për armëpushim

Në Gazë po rritet uria ndërsa KB-ja po përgatitet të votojë për një rezolutë për armëpushim

Gazë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Uria mes palestinezëve në Rripin e rrethuar të Gazës po përkeqësohet, kumtuan agjencitë e ndihmës, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përgatitet të votojë sot për një armëpushim humanitar emergjent në konfliktin dy mujor midis Izraelit dhe Hamasit.

Qindra civilë janë vrarë në sulmin e Izraelit në Gazë që kur SHBA-ja vendosi veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të premten që bën thirrje për një armëpushim. Shumica e 2,3 milionë banorëve të Gazës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa banorët thonë se është e pamundur të gjesh strehim apo ushqim në enklavën bregdetare me popullsi të dendur.

Programi botëror për ushqim i KB-së kumtoi se gjysma e popullsisë po vuan nga uria.

"Uria kërcënon të gjithë, publikoi UNRWA, organ i OKB-së përgjegjëse për refugjatët palestinezë, në "X".

Banorët në Gazë thonë se njerëzit të detyruar të ikin vdesin nga uria dhe ftohti, , si dhe nga bombardimet, duke përshkruar plaçkitjen e kamionëve me ndihma dhe rritjen marramendëse të çmimeve, raportojnë mediat perëndimore.

Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh me shumë gjasa do të miratojë një rezolutë sot. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por ato kanë peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamje globale.

Disa diplomatë dhe vëzhgues parashikojnë se votimi do të fitojë më shumë mbështetje sesa thirrja e asamblesë në tetor për një "armëpushim të menjëhershëm, të përhershëm dhe të qëndrueshëm humanitar". ls/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR