• e premte, 28 qershor 2024

Në Eurosatory në Paris, Shqipëria prezanton "Shotën", makinën e parë ushtarake të blinduar "Made in Albania"

Në Eurosatory në Paris, Shqipëria prezanton

Tiranë, 19 qershor 2024 (MIA) - Prototipi i parë i automjetit të parë ushtarak të blinduar “Shota”, prodhuar në Shqipëri është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që mbahet në Paris.

Për herë të parë Shqipëria merr pjesë e përfaqësuar me 100 për qind nga një kompani shqiptare në këtë panair ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota e që ministri i Mbrojtjes Niko Pelleshi e konsideron një moment shumë të rëndësishëm.

"Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i automjetit ushtarak shqiptar "Shota". Një moment i rëndësishëm i cili shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe paraqet një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes", shkruan Pelleshi në një publikim në Fejsbuk.

Shton se automjeti është i pajisur me teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, duke përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë, duke theksuar se "qëllimi i krijimit të kësaj makinerie është forcimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm kaq".

Në panairin EUROSATORY në Paris marrin pjesë delegacione nga vende të ndryshme si dhe përfaqësues nga SHBA-ja dhe NATO dhe do të zgjasë deri më 21 qershor.

Prototipi është dizajnuar nga dizajnuesi shqiptar Grigor Andoni, ndërsa është prodhuar në kompaninë "Timak", pronarja e së cilës është Arjeta Puca më herët tha se është prodhuar për rreth 3 muaj.

Kjo kompani, në të cilën 75 për qind e të punësuarve janë gra eksporton automjete sanitare në 20 vende të botës. rq/

Foto: Pelleshi FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR