• e martë, 24 dhjetor 2024

Në emër të shqiptarëve flasin vetëm ata që janë votuar me shumicë votash, konsideron Osmani

Në emër të shqiptarëve flasin vetëm ata që janë votuar me shumicë votash, konsideron Osmani

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Cilat do bisedime që kërkojnë dakordësi nga komuniteti shqiptar, duhet të zhvillohen përmes përfaqësuesit legjitim. Mund të prisni bisedime për të ardhmen e shtetit të cilat do të kërkojnë pajtueshmëri edhe nga bashkësia e dytë më e madhe etnike, do të duhet të shkohet përmes përfaqësuesit legjitim, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë teknike, Bujar Osmani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me mbështetjen e BDI-së për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, Osmani tha se në emër të shqiptarëve flasin vetëm ata që janë votuar me shumicë votash.

"Më me rëndësi është çështja e legjitimitetit, legjitimiteti është zemra e marrëveshjes kornizë. Baza e marrëveshjes së vitit 2001 dhe cila do shkelje e legjitimitetit është në të vërtetë minim i marrëveshjes kornizë", tha Osmani në konferencën e sotme për shtyp me rastin e ngjarjeve përfunduese të kryesimit me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL).

Sipas tij, marrëveshja kornizë ka siguruar që Maqedonia e Veriut të jetë demokraci multietnike funksionale.

"Qëndrimi është ky dhe këtë qëndrim e dinë edhe ata që nga aspekti legal e vlerësojnë situatën, edhe ata që politikisht e vlerësojnë situatën. Se thelbi i marrëveshjes kornizë është legjitimiteti, respektimi i vullnetit të bashkësisë", shtoi ai.

Osmani tha se majorizimi ishte situatë para vitit 2001, dhe kjo, sipas tij, ka puar drejt marrëveshjes në të cilën bashkësitë janë dakorduar se në një shtet multietnik duhet të respektohen bashkësitë, vullneti i tyre dhe se nuk do të lejohet majorizimi dhe hegjemonia etnike e një bashkësie ndaj bashkësive tjera.

"Përfitimet nga marrëveshja kornizë, përfaqësimi i drejtë etj., ato janë rezultate, por zemra është respektimi i vullnetit të bashkësive. Ata që e kuptojnë peshën e marrëveshjes kornizë e dinë se ky është gabim serioz me pasoja ndaj funksionalitetit të bashkësisë ndëretnike", shtoi ai.

Osmani potencoi se mekanizmat e marrëvehsjes kornizë nuk kanë të bëjnë me bashkësinë shumicë.

"Meqenëse bashkësia shumicë i ka numrat vetë ta zhvendosë situatën. Ja, tani vendosën tI japin shumicë absolute një partie politike. Ato mekanizma janë sjellë për bashkësitë jo shumicë, të mos majorizohen. Që këtej, e gabuar është ajo logjikë se nuk është respektuar në vitin 2017. Ato mekanizma janë sjellë vetëm për të mos lejuar situata në të cilën një bashkësi etnike do ta caktojë vullnetin e të tjerëve përmes numrave", arsyetoi ministri, duke shtuar se prandaj është sjellë Parimi i Badinterit.

Lidhur me çështjen për deklaratat e mandatarit, Hristian Mickoski, se janë disa diplomatë të caktuar të cilët kanë punuar për interesa individuale, apo kundër interesave shtetërore, Osmani u përgjigj se ka shërbime në kuvend që cilat do ta konstatojnë gjendjen.

"Nuk do të flisja në emër të të gjithë diplomatëve, janë mbi 500 diploamtë të cilët janë të sistemuar në botë, nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë ndonjë agjendë personale, prandaj ka shërbime në Kuvend të cilat do t'i konstatojnë gjendjet dhe do t'i informojnë institucionet", tha ai. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR