10 mars 2026 (MIA)
1628. - Lindi mjeku dhe botaniku italian Marçello Malpigi, krijues i anatomisë mikroskopike. Ai e zbuloi anatominë mikroskopike. Ai e zbuloi mikroskopin i cili zmadhohet deri në 180 herë.
1772. - Lindi shkrimtari gjerman Fridrih fon Shlegel, teoriticienti më i rëndësishëm i romantizmit gjerman dhe njëri nga modernistët evropianë. Së bashku me vëllain e tij August Vilhelm e redaktonte revistën "Ateneum". Ai shkruante edhe aforizma. Veprat: romanin "Lucinda", "Historia e letërsisë së vjetër dhe të re".
1872. - Në Piza vdiq Xhuzepe Macini, revolucionar dhe demokrat italian. Në vitin 1831 në Marsej e themeloi shoqatën revolucionare "Italia e re". Mori pjesë në luftërat për bashkimin e vendit të tij dhe deri në fund u qëndroi besnik parimeve republikane, duke protestuar kundër bashkimit të Italisë në bazë monarkiste. Lindi në Gjenovë, më 26 qershor të vitit 1805.
1945. - Tokio në Luftën e Dytë Botërore është shkatërruar me sulmin e 300 bombarderëve amerikanë B-29, me ç'rast humbën jetën rreth 100.000 banorë të kryeqytetit japonez.
1948. - Shefi i diplomacisë çekosllovake Jan Garig Mazarnik, djali i presidentit të parë të Çekosllovakisë Tomash Mazarnik, bëri vetëvrasje.
1953. - Në Shkup doli numri i parë i gazetës "Punonjësi i arsimit", si organ i Shoqatës së punonjësve të arsimit të RP Maqedonisë.
1968. - Në feribotin i cili u rrotullua në portin e qytetit të Zelandës së Re, Uellington humbën jetën së paku 200 njerëz.
1969. - Xhejms Erll Rej dënohet me 99 vjet burg, me akuzën se e ka vrarë liderin amerikan me ngjyrë Martin Luter King në prill të vitit 1968. Më vonë hetimi i pavarur se besueshmëria e "dëshmive" të FBI-së janë shumë të pabesueshme dhe se nuk është e sigurt se Rej është atentatori i Kingut.
1974. - Togeri japonez Hiro Onade pas 29 viteve fshehje në xhungël iu dorëzua autoriteteve filipinase duke sqaruar se nuk ka marrë urdhër për tërheqje dhe se nuk e ka ditur se ka përfunduar lufta në mes SHBA-së dhe Japonisë.
1990. - Gazetarit britanik Farzad Bazfot gjykata irakiane për shkak gjoja spiunimit i shqiptoi dënim me vdekje i cili pas pesë ditëve u ekzekutua edhe krahas protestave jashtë vendit dhe apelin nga Bagdadi për t'ia kursyer jetën.
1992. - Në vend të termit "milicia", që shfrytëzohej në Republikën e Maqedonisë për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, filloi të përdoret termi "policia".
1993. - Suharto për të gjashtën herë zgjidhet president i Indonezisë.
1997. - Vatikani vendosi marrëdhënie diplomatike me Libinë.
2004. - Libia e nënshkroi Protokollin me të cilin Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore i është dhënë e drejta të kryejë inspeksione të paparalajmëruara të centralet libiane.
2005. - Në një sulm vetëvrasës në qytetin irakian Mosul, gjatë kohës së varrimit të një lideri fetar shiit, jetën e humbën 47 persona, ndërsa mbi 100 janë plagosur.
2012. - Në moshën 84 vjeçare në Kaliforni vdiq shkencëtari amerikan, fitues i Çmimit Nobel, Frenk Shervud Rouland, i cili përmes punës së tij ka vënë në pah pasojat e aktivitetit njerëzor në tëhollimin e shtresës mbrojtëse tokësore të ozonit. Rouland, ka qenë në mesin e tre shkencëtarëve të shpërblyer me çmimin Nobel për kimi, pasi shpjeguan se shtresa e ozonit është varfëruara si pasojë e proceseve kimike në atmosferë- përfshirë edhe lirimin e kloroflorokarbonit(CFC) të lëshuar nga kanaçet me presion si dhe produktet tjera shtëpiake.