• e hënë, 28 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

27 tetor 2024 (MIA)

1505. - Vdiq Ivani III, Mbret i Rusisë. I njohur si Ivani i Madh, ai bëhet Car me 1462 duke forcuar autoritetin e monarkisë dhe duke hedhur themelet për një shtet të centralizuar.

1676. - Turqia dhe Polonia dakorduan paqe në Zuravna.

1728. - Lindi Xhejms Kuk, eksplorator britanik dhe një nga lundërtarët më të mëdhenj të historise. Ai krijoi hartat e Zelandës së Re, Australisë dhe ishujve Havai.

1782. - Në Gjenova lindi Nikolo Paganini, violinist dhe kompozitor italian. Ishte një artist i shkëlqyer, që magjepste me talentin e tij dhe me të drejtë emri i tij ndodhet në listën e shkurtër të violinistëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave.

1806. - Perandori francez Napoleon I Bonaparta pas fitores afër Jan mbi Prusinë e mori Berlinin.

1811. - Lindi zbuluesi amerikan Isaac Merritt Singer (Ajzak Merit Singer), icili në vitin 1851 e bëri makinën e parë për qepje, për përdorim masiv.

1858. - Lindi burrështetasi amerikan Theodor Roosevelet, president i SHBA-së nga viti 1901 deri në vitin 1909, politika e të cilit krijoi fuqi botërore. Detyrën shef i shtetit e mori si president i SHBA-së, pas vrasjes së presidentit William McKinley në vitin 1901.

1867. - Revolucionari italian Giuseppe Garibaldi (Gjuzepe Garibaldi) e filloi marshin në tentim që ta çlirojë qytetin nga pushteti papal.

1922. - Nën presion të lëvizjes fashiste të Benito Musolinit, qeveria italiane dha dorëheqje.

1971. - Qeveria e Kongos kumtoi se emri i shtetit është ndërruar në Republika e Zairit.

1973. - Forcat paqesore të Kombeve të bashkuara arritën në Kajro që ta sigurojnë vijën ndarjes mes forcave egjiptiane dhe izraelite.

1978. - Menahen Begin i Izraelit dhe Anvar Sadet i Egjiptit u shpallën fitues të çmimit 'Nobel' për paqen.

1991. - Republika Sovjetike e Turkmenistanit e shpall pavarësinë nga Moska.

1993. - Bë Gjenevë, Këshilli i përfaqësuesve të GATT (Marrëveshje e përgjithshme për tregti dhe dogana) mori vendim me të cilën Republika e Maqedonisë mori status si vëzhgues.

1994. - Festivali "Vera e Ohrit" u pranua në Unionin evropian të festivalebe.

1998. - Pas tërheqjes së Helmut Kolit, Gerhard Shreder bën betimin si kancelar i Gjermanisë.

2003. - Në një sërë shpërthimesh të auto-bombave para selisë sl Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe katër stacione policore në Bagdad, në fillimin e festës më të madhe fetare të myslimanëve - Ramazan, jetën e humbën mbi 40, ndërsa janë plagosur rreth 200 persona.

2005. - Në paralagjen e Parisit të banuar me emigrant arabë, filluan trazira shumëjavore të cilat u zgjeruan edhe në qytete tjera franceze në të cilat dy persona e humbën jetën, 4.500 persona janë arrestuar, ndërsa 8.700 automobila dhe 200 ndërtesa publike janë djegur.

2011. - Parlamenti Evropian çmimin e sivjetëm "Saharov 2011" ia ndau Pranverës Arabe, më saktë pesë aktivistëve të cilët ishin të përfshirë në pranverën arabe në katër vende arabe. Çmimin Saharov 2011 e fituan Muhamed Buazizi nga Tunizia, Asma Mahfuz nga Egjipti, Ahmed al-Zubair Ahmed al-Sanusi nga Libia, dhe Razan Zeituneh e Ali Farzat nga Siria. Çmimi Saharov, jipet në nder të fizikanit sovjetik Andrei Saharov. Çmimi jepet nga Parlamenti Evropian që nga viti 1988 për individët ose organizatat që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ky çmim mbart një shumë të përgjithshme prej 50.000 eurosh.

QËNDRONI TË LIDHUR