• e hënë, 28 tetor 2024

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës më ngrohtë

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës më ngrohtë

Shkup, 27 tetor 2024 (MIA) –Në mëngjes në disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës, moti pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të lehtë nga drejtimi jugor. 

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale pritet të lëvizë në interval prej -1 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 25 gradë.

Në Shkup, moti pritet të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.

Sipas paralajmërimeve, vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe me diell me vranësira të vogla deri mesatare, përveç të mërkurën kur do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë pa ndryshime të mëdha. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR