• e shtunë, 26 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

26 tetor 2024 (MIA)

- Festa kombëtare e Austrisë.

1685. - Lindi Giuseppe Domenico Scarlatti, kompozitor italian dhe virtuoz në klaviçemba. Ka kompozuar më shumë se 550 kompozime për klaviçemba.

1826. - Lindi politikani hungarez LLajosh Mocari, zhemelues dhe kryetar i Partisë së Pavarur opozitare të Hungarisë, deputet dhe luftëtar shumëvjeçar për barazi të të gjithë kombësive në Hungari.

1837. - Lindi Karl Koldevej, hulumtues polar gjerman. Ai ishte udhëheqës i ekspeditës gjermane të Polit Verior në vitin 1868. Vdiq më 18 maj të vitit 1908.

1863. - Themelohet Unioni i futbollit anglez.

1863. - Në Gjenevë filloi konferenca katërditore ndërkombëtare e 14 vendeve ku është themeluar Kryqi i Kuq dhe janë shpallur parimet të cilat në vitin 1864 shërbyn si bazë për miratimin e Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e viktimave nga luftërat.

1896. - Në Adis Abeba nënshkruhet marrëveshje paqesore mes Italisë dhe Abisinisë (Etiopia e sotme) me çfarë është pranuar pavarsia e saj.

1905. - Për shkak të mossuksesit të revolucionit në Rusi, punëtorët në Petrograd e themeluan Këshilin e parë.

1905. - Suedia e njohu pavarësinë e Norvegjisë.

1911. - Proklamohet Republika e Kinës.

1917. - Brazili i shpalli luftë Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

1919. - Lindi shahu iranian Mohammad Reza Shah Pahlavi, monark i Iranit nga viti 1941 deri në 1949. Duke qeverisur në mënyrë autokratike, në vitin 1953 ka shkaktuar krizç kushtetuese.

1955. - Parlamenti austriak e pranoi Ligjin për pavarësi të përhershme të vendit. Kjo ditë festohet si festë kombëtare e Republikës së Austrisë.

1994. - Izraeli dhe Jordani nënshkruan marrëveshje me të cilën pas 40 viteve edhe formalisht përfundoi gjendja e luftës mes dy shteteve.

2004. - Parlamenti izraelit e miratoi planin e kryeministrit Ariel Sharon për tërheqje të ardhacakëve izraelitë nga Rripi i Gazës dhe nga pjesët e Bregut Perëndimor, të okupuara në vitin 1967.

2022.- Nënshkruhet Marrëveshje ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (FRONTEKS), e cila mundëson mbrojtje dhe siguri më të mirë të kufirit dhe sigurisë së qytetarëve të të Maqedonisë dhe BE-së, nëpërmjet vendosjes së shpejtë të policëve dhe pajisjeve të huaja.

QËNDRONI TË LIDHUR