• e premte, 05 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

15 qershor 2024 (MIA)

1330. - Lindi Eduard, Princi i Zi, i biri dhe trashëgimtari i mbretit Eduard III i Anglisë. Nofka Princ i Zi iu dha nga francezët për shkak të terrorit të tij të ushtruar gjatë Luftës së 100 vjetëve.

1466. - Rrethimi i dytë i Krujës filloi dhe përfundoi nga fundi i po atij viti. Ushtria osmane e udhëhequr nga vetë sulltan Mehmeti II përbëhej nga 200 mijë forca të armatosura me mjetet më moderne të kohës, ndërsa Gjergj Kastrioti kishte vetëm 13 mijë luftëtarë. Ai qëndroi jashtë kështjellës dhe kryente aksione të guximshme dhe të vazhdueshme. Më 1 gusht Mehmeti II u detyrua të largohej nga Kruja duke lënë 80 mijë ushtarë për të vazhduar rrethimin. Por shqiptarët e shpartalluan armikun, duke vrarë edhe komandantin Ballaban Pashën. U asgjesuan edhe garnizonet osmane në disa kështjella dhe pika të tjera strategjike të vendit.

1467. - Vdiq Filipi i Mirë, Duka i Byrgyndisë. Ai ishte themeluesi i shtetit të Byrgyndisë, që rivalizoi Francën gjatë shekullit XV-të.

1520. - Papa Leo X ç'kishëroi Martin Luterin duke dënuar 41 tezat e tij si teza heretike.

1744. - Admirali Britanik Xhorxh Anson kthehet në Angli mbas një lundrimi rreth e qark globit në një ekspeditë që zgjati katër vjet.

1752. - Benxhamin Franklin kreu eksperimentin e tij të famshëm, duke përdorur një balonë për të vërtetuar se ndriçimi ishte elektricitet.

1843. - Lindi Eduard Grig, kompozitor norvegjez. Ai shkroi muzikë për veprat e Ibsenit, duke u ndikuar dhe nga muzika popullore norvegjeze.

1866. - Gjatë Luftës Europiane, Prusia pushtoi Saksoninë, Hanoverin dhe Hessen.

1882 - Lindi Jon Antonesku, gjeneral dhe politikan rumun, diktator i qeverisë pro-gjermane rumune, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1888. - Vdiq Frederiku III, mbret i tetë i Prusisë dhe perandor gjerman.

1904. - Në një nga tragjeditë detare më të rënda në historinë e Nju Jorkut, avullorja Gjeneral Slokam, mori flakë dhe u mbyt. Në këtë tragjedi gjetën vdekjen rreth 1000, vetë kryesisht gra dhe fëmijë.

1906. - Në Boston të Shteteve të Bashkuara, doli numri i parë i gazetës "Kombi". Ajo ishte gazetë e përjavshme politike, shoqërore dhe letrare në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe frengjisht, italisht dhe anglisht.

1912. - Në Vlorë dhe në vise të tjera të Shqipërisë, u shpërnda në formë traktesh kërkesa drejtuar qeverisë xhonturke për krijimin e një province autonome shqiptare. Ushtria kombëtare sulmoi rebelët esadistë afër Durrësit. Në fushën e luftës ra kolonel Tomsoni, oficer hollandez, që kishte ardhur për organizimin e ushtrisë shqiptare.

1914. - Lindi Juri Andropovi, president i Bashkimit Sovjetik gjatë viteve 1982-'84. Gjatë 15 muajve të qëndrimit të tij në pushtet, ai vuri dorë të fortë në art, besim fetar, desidencë dhe korrupsion.

1920. - Në Kongresin në Hagë është themeluar Konferenca Botërore e Punës.

1937. - Kryekonsulli i nderit i Mbretërisë Shqiptare në Suedi, Franglin Gaerlund, organizoi përurimin e librit "Mbretëresha shqiptare", një botim luksi, me shumë ilustrime dhe harta dhe me një tirazh të madh. Libri ka karakter turistik, por nuk mungojnë dhe të dhënat historike, ekonomike dhe kulturore.

1937. - Pas Ligjit mbi heqjen e ferexheve, hyri në fuqi Ligji mbi mbulesën e kokës, që i detyronte burrat të mbanin kapela dhe bastune. Sot këto duken si qesharake, por për kohën ishin hapa drejt europianizimit të shoqërisë që kishte dalë nga sundimi 5 shekullor osman.

1944. - Trupat amerikane zbarkojnë në Saipan, duke pushtuar më pas ishujt Mariana në perëndim të oqeanit Paqësor.

1960. - Qeveria e Koresë së Jugut shpalli një kushtetutë të re, duke paraqitur një sistem parlamentar qeverisje.

1969. - Zhorzh Pompidu zgjidhet president i Francës.

1977. - Adolfo Swarez dhe koalicioni i tij i Qendrës Demokratike fituan zgjedhjet e para demokratike pas 41 vjetësh në Spanjë.

1978. - Presidenti italian, Xhovani Leone, u detyrua të japë dorëheqjen mbas dëshmive për shpërdorime financiare dhe përfshirje në skandalin 'Lokhid'.

1988. - Presidenti i Pakistanit Zia-ul-Hak, dekretoi që Sharia, Kodi Ligjor Islamik, do të ishte ligji suprem në Pakistan.

1991. - Militantët Sikh sulmuan dy trena dhe vranë 76 pasagjerë, kryesisht hindu, në një përpjekje për të frikësuar votuesit që të qëndronin në shtëpitë e tyre gjatë ditës së votimit në shtetin e Indisë së Veriut, Punxhab.

1992. - Rrëmbyesit pro-indianë liruan dy punëtorë gjermanë në Bejrut mbasi i kishin mbajtur për rreth 1127 ditë.

1993. - Politikani i vjetër ish-komunist azerbaixhanas, Geidar Alijev, kthehet në kryeqytetin Baku pas zgjedhjes së tij si kryetar parlamenti.

1994. - Izraeli dhe Vatikani vendosën marrëdhënie diplomatike të plota, duke vulosur kështu një akord historik në pajtimin midis katolikëve të Romës dhe çifutëve.

1996. - Vdiq në moshën 79 vjeçare "First lady" e muzikës xhaz, Ela Ficxherald.

1998. - Diktatori ushtarak i Nigerisë, gjenerali Abudabav, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të nëntë të burgosurve politikë, përfshirë ish-presidentin, gjeneral Olusegun Obasanjo.

1999. - Rudolf Shuster bën betimin si president i Sllovakisë, duke i dhënë fund një periudhe mbi një vjeçare në të cilën vendi kishte mbetur pa kryetar shteti.

2003. - Kritiku me famë ndërkombëtare i letërsisë, romancieri dhe poeti italian, Giacinto Spagnoletti vdiq në Romë, në moshën 83-vjecare. Autori i një antologjie të jashtëzakonshme të poetëve bashkëkohorë dhe i historisë së letërsisë bashkëkohore italiane shquhej sidomos për shpirtin rebel kundër formave shabllone artistike. Dy romanet e tij të famshëm janë "Le orecchie del diavolo"(1954) dhe "Il fiato materno" (1971).

QËNDRONI TË LIDHUR