• e premte, 13 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

13 dhjetor 2024 (MIA)

1250. - Vdiq Frederiku II, perandor romak dhe mbret i Gjermanisë dhe Siçilisë. Vendin e tij e zuri Konrad IV.

1570. - Danimarka e njohu pavarësinë e Suedisë.

1642. - Lundërtari holandez Abel Tasman zbulon Zelandën e Re. Disa nga njerëzit e tij u vranë gjatë përpjekjeve për të zbarkuar atje, sepse Maorët kuptuan rënien festive të daulleve, shenjë e fillimit të një beteje të ashpër.

1816. - Lindi shpikësi gjerman Ernest von Zimens. Ai së bashku me tre vëllezërit e tij themeluan shoqërinë elektrike gjigande "Zimens".

1862. - Gjatë Luftës Civile Amerikane, gjenerali Robert Li në krye të 80.000 përkrahësve të Konfederatës kthen mbrapsht gjeneralin Bernsajd me 150.000 përkrahësit e tij të federaleve. Në betejën e Frederimsburgut, përgjatë lumit Masaparaks, Bernsajd humbi rreth 14.000 trupa.

1884. - Persi Everit merr patentën për shpikjen e peshores së parë që punonte me monedha.

1913. - Fuqitë e mëdha pjesëmarrëse të Konferencës së Londrës urdhërojnë tërheqjen e ushtrisë greke nga tokat shqiptare.

1928. - Hyri në fuqi konventa mbi shërbimin konsullor midis Shqipërisë dhe Greqisë përfunduar në Athinë në tetor 1926.

1937. - Lindi princi Karim Age Kan, udhëheqës shpirtëror i 15 milion myslimanëve Shia Ismalili dhe një nga njerëzit më të pasur të botës.

1982. - Një tërmet i fuqisë gjashtë balle, sipas shkallës Rihter, vret 3000 vetë dhe plagos 2000 të tjerë në Jemen. Tërmeti shkretoi provincën Damar 96 km në juglindje të saj.

1983. - Mbas 30 vjet sundimi ushtarak, civili Turgut Ozal bëhet kryeministër i Turqisë.

1991. - Ish republikat sovjetike Kazakistani, Kirgizi, Taxhikistani, Turmenistani dhe Uzbekistani u bashkangjitën në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura.

1992. - Në kufirin mes Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë u hapën tre vendkalime të reja kufitare.

1995. - Parlamenti Evropian e pranoi Turqinë në Unionin doganor evropian edhe krahas vërejtjeve të shumta ndaj Ankarasë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

1995. - Disidenti kines Vei Jingsheng, kandidat i çmimit 'Nobel' për paqen në vitin 1995, dënohet 14 vjet me burg për akte subversive.

1997. - Xhovani Alberto Anjeli, trashëgimtar i dinastisë së gjigandit italian të makinave tip "Fiat", vdes në moshen 33 vjeçare nga kanceri.

2000. - Një portret i shekullit të 17-të i piktorit të famshëm holandez Rembrand u shit, me një çmim rekord prej 19,8 milion stërlina (28.69 milion USD) në një ankand të Londrës.

2003. - Presidenti amerikan Xhorxh Bush e nënshkroi ligjin me të cilin vendosen sanskione kundër Sirisë për shkak të gjoja lidhjeve të saj me terroristët.

2006. - Me rastin e 45 vjetorit të festivalit të këngës në Radio Televizonin Shqiptar në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit u organizua Nata Gala dhe ceremonia e dhënies së çmimit special këngëtares së shquar Vaçe Zela për ndihmesën e veçantë në zhvillimet e muzikës shqiptare dhe për angazhimet e saj në festivalet e para të këngëve në Radio.

2006. - Në Nju-Jork vdes Piter Bojl, aktor amerikan, i njohur si epizodist, me një stil të veçantë të aktrimit. Lindi në Filadelfia në vitin 1933.

QËNDRONI TË LIDHUR