• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

12 dhjetor 2024 (MIA)

- Festë Kombëtare e Kenias

1586. - Vdiq Stefan Batori, mbret i Polonisë prej vitit 1575. Si një mbret i fortë dhe ambicioz, ai u përpoq të bashkonte Poloninë, Muskovin dhe Transilvaninë. Në të njëjtën kohë ai vazhdoi të mbante Poloninë Lindore të lirë prej sulmeve ruse.

1642. - Lundërtari holandez Abel Tasman e zbuloi Zelandën e Re, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Oqeanit të Qetë, në juglindje të Australisë. Koloni britanike është nga viti 1841, ndërsa domion britanik është nga viti 1907, kur hyri në prëbërjen e Bashkësisë britanike të popukve të shtetit të pavarur.

1821. - Në Ruan lindi Gistav Flober, poet francez, njëri nga themeluesit e realizmit në literaturën franceze, stilist i shkëlqyer. Ishte pesimist, skeptik dhe vëzhgues i paanshëm i fakteve. Si kundërshtar i hipokrizisë civile, në mënyrë kulmore i fotografonte jetën e përditshme dhe personalitetet. Shkroi dy vepra teatrale, disa novela dhe la shumë vepra të rëndësishme. Veprat e tij më të rëndësishme janë romanet "Edukimi sentimental", "Zonja Bovari", "Salambo" dhe "Tundimi i Antonios". Vdiq më 8 maj të vitit 1880.

1896. - Gulielmo Markoni bën në Londër demostrimin e parë publik të transmetimit pa tel (në eter).

1915. - Lindi Frenk Sinatra, këngëtar dhe aktor i famshëm amerikan. Ai fitoi çmimin 'Oscar' për rolin e tij në filmin "Nga këtu deri në përjetësi". Ndër këngët e tij më të njohura përfshihen "Rruga ime" dhe "Të huajt natën".

1929 - Lindi Xhon Ozborn, shkrimtar daramturg anglez. U bë i famshëm me dramën "Kthehu tek zemërrimi" në të cilën e ka përshkruar revoltën e brezit të tij kundër rinisë të shkatërruar dhe së ardhmes kaotike të botës moderne.
1936. - Udhëheqësi kinez Çang Kai Shek i shpall luftë Japonisë.

1940. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia nënshkruan një pakt të miqësisë së përjetshme me Hungarinë, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me Gjermaninë.

1955. - Inxhinieri britanik Kristofer Kokerell merr patentën për shpikjen e prototipit të parë të motoskafit me jastëk ajri.

1963. - Kenia u bë shtet i pavarur dhe shpallet për republikë në suaza të Komonveltit britanik.

1966. - Britaniku Frensis Ciester mbërrin në bregun e Sidnit, mbas lundrimit më të gjatë në histori të kryer nga një njeri i vetëm. Me barkën e tij "Xhipsi Mah II" ai përshkoi 13.750 milje për 107 ditë.

1969. - Greqia tërhiqet nga Këshilli i Europës pak përpara së të përjashtohej për shkak të regjimit të saj ushtarak.

1974. - Asambleja Parlamentare e KB-ve e miratoi Kartën për detyrimet dhe të drejtat ekonomike të shteteve.

1979. - NATO lejoi instalimin e euro-raketave në Europë.

1993. - Eduardo Frei arrin fitore në zgjedhjet presidenciale në Kili, zgjedhjet e para pas largimit më 1990 të diktaturës ushtarake.

1996. - Djali i madh i presidentit Sadam Husein, qëllohet dhe plagoset ndërsa udhëtonte me makinë në kryeqytetin Bagdat. Sipas komenteve, kjo qe një përpjekje për vrasjen e tij.

1998. - Gjykata e Apelit të Katanias (Siçili) dënoi 20 mafiozë me burgim të përjetshëm, ndërsa 22 të tjerë me 244 vjet burgim në total, të gjithë anëtarë të Koza Nostras. Mafiozët, mes të cilëve, 3 mjekë, 2 infermierë dhe një roje i brigadës financiare, u gjykuan për 20 vrasje të kryera gjatë viteve 1983-1993.

2000. - Një komision i veçantë antikrim në Brazil propozoi uljen e moshës për përgjegjësi penale nga 18 në 11 vjeç, një element ky mjaft i diskutueshëm në luftën e gjerë ndaj krimit në rritje.

2003. - Vdiq burrështetasi i Azerbajxhanit Hajdar Aliev, president i Azerbajxhanit deri në vdekje, i cili më shumë se tre dekada ishte faktor kyç në politikën e Azerbajxhanit. Para vdekjes siguroi që në funksionin president i shtetit ta zëvendësojë djali i tij.

2007. - Vdiq Majk Tarner, muzicient amerikan, një nga pionierët e soulit dhe rokenrollit, lider i grupit "Kings of Thuthm". Ka qenë fitues i çmimeve Gremi në kategorinë e bluzit tradicional për albumin "Sisin" With the Blues". Me ish-gruan Tina Tarner kanë incizuar një sërë hitesh, nga të cilat më të njohura janë janë "River Deep Mountain High", "Littl Ann", "A Fool In Love", "Nuthbush City Limits" dhe "Proud Mary", për të cilat e morën çmimin Gremi në vitin 1972. Në vitin 1991, Ajk dhe Tina janë shpallur rokenrollët më të famshëm.

QËNDRONI TË LIDHUR