• e shtunë, 14 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

11 dhjetor 2024 

Shkup - Takim konstituiv i Grupit interpartiak parlamentar për mbrojtjen e natyrës dhe luftës kundër ndotjes dhe ndryshimeve klimatike. (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Salla e Komisonit kushtetues/14:00)

Shkup - Konferenca e shtatë plenare e Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) dhe Konferenca e dytë plenare në kuadër të projektit "Drejtësia le të sundojë me rajonin". (Salla "Boris Trajkovski"/9:00)

Shkup - Seancë e Komisonit të Kuvendit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave. (salla 6/11:00)

Shkup - Seancë e Komisonit të Kuvendit për arsim, shkencë dhe kulturë. (salla 5/13:00)

Shkup - Seancë e Komisonit të Kuvendit për financim dhe buxhet. (salla 4/11:00)

Shkup - Seancë e Komisonit ligjdhënës-juridik. (salla 4/11:20)

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski do të mbajë fjalim në ngjarjen për përforcimin e grave për lidership dhe menaxhment në sigurimin privat, në kuadër të shënimit të Ditëve të sigurimit privat. (h. "Aleksandar Pallas"/10:00, deklaratë për mediume//10:40)

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski do të mbajë fjalim në konferencën "The Economist MeetUp – The World Ahead 2025", (h.Holidej In/10:30)

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov do ta hapë ngjarjen me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe Ditës evropiane të drejtësisë, duke përfshirë edhe ekspozitë të fotografive dhe vizatimeve. (h. "Hilton"/11:00)

Shkup - Ministria për Çështje Evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon konferencë përfundimtare me temë "Bashkëpunimi i përforcuar territorial si rrugë drejt zhvillimit rajonal në "Makro-rajonin Adriatik-Jon në kuadër të projektit "Përkrahje nga BE për zbatimin e Strategjisë së BE-së për RajoninAdriatik-Jon (EUSAIR) në Republikën e Maqedonisë së Veriut". (Resort Bushi/9:30)  

Shkup - Seancë e Gjykatës kushtetuese. (9:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e Baskimit Demokratik për Integrim. (para Gjykatës kushtetuese/9:30)

Strugë - Prezantim i rezultateve nga përkrahja infrastrukturore, e orientuar drejt përmirësimit të shërbimeve mjekësore në insitucionin shëndetësor publik Nefrologji - Strugë, të mundësuar në kuadër të projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal", i realizuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale me përkrahje të Qeverisë së Zvicrës (ISHP Nefrologji/11:00, deklarata për media pas ngjarjes).

Shkup - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prokurorët publikë do të mbajnë brifing për media. (hapësirat e PPRMV/12:00)

Shkup - Konferencë ndërkombëtare "Mbrojtja e demokracisë dhe të drejtat e njeriut" në organizim të CIVIL - Qendra për liri (Maqedonia e Veriut) dhe MEDIA DIALOGU / Y4M (Rajna-Vestfalia e Veriut, Gjermani). (h. "Holidej In"/10:00, konferencë për shtyp/13:00)

Shkup - Instituti bujqësor në kuadër të shënimit të jubileut të tij 80-vjeçar organizon Konferencë shkencore, e quajtur "Inovacione në bujqësinë e qëndrueshme - urë mes shkencës dhe praktikës". (M6 Qendra edukative/10:00)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

***MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit***

QËNDRONI TË LIDHUR