
27 mars 2025 (MIA)
- Dita Ndërkombëtare e Teatrove
- Dita e Edukimit Shëndetësor në Maqedoni
1625. Vdiq mbreti britanik me origjinë skoceze Xhejmsi I Stjuard. Ai është monarku i parë i cili nga viti 1603 e deri në vdekje sundoi edhe me Skocinë dhe me Anglinë.
1713. - Spanja zyrtarisht ia dorëzoi Gjibraltarin Anglisë. Nga 30 maji i vitit 1969 Gjibraltari mori statusin e dominionit britanik me vetëqeverisje të brendshme.
1845. - Lindi Vilhelm Konrad Rendgen, fizicient gjerman, profesor në disa universitete në Gjermani. Në vitin 1895 i zbuloi "iks" rrezet - valët elektromagnetike, më vonë të quajtura "të rentgenit" të cilët gjeetën zbatim në mjekësi dhe për këtë zbulim në vitin 1901 e fitoi Çmimin Nobël për fizikë. Vdiq më 10 shkurt në vitin 1923.
1927. - Lindi dirigjenti dhe një nga violonçelistët më të mëdhenj të botës, Mistisllav Rostropoviç. Ai kaloi më shumë se 15 vjet në mërgim jashtë Bashkimit Sovjetik, 11 prej të cilëve si qytetar pa shtetësi.
1941. - Qeveritë e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe arritën marrëveshje për lëshimin e bazave strategjike britanike të forcave të armatosura të SHBA-së.
1945. - Argjentina i shpalli luftë Gjermanisë dhe Japonisë.
1953. - Në Bashkimin Sovjetik amnistohen një numër i madh i të burgosurve politik.
1964. - Pjesa jugore e Alaskës u godit nga tërmeti më i fuqishëm që kishte rënë ndonjëherë në Amerikën e Veriut, i cili shkatërroi qytetet e fshatrat e saj, ku humëb jetëm më shumë se 100 persona.
1968. - Vdiq në një aksident ajror afër Moskës, Juri Gagarin, njeriu i parë që doli në hapësirë në vitin 1961
1968. Gjenerali Suharto zgjidhet president i dytë i Indonezisë, në vedn të Sukarnos i cili e humbu pushtetin në mars të vitit 1966.
1998. - Presidenti jugafrikan, Nelson Mandela, dekoroi presidentin amerikan Bill Clinton me medaljen më të lartë të Afrikës së Jugut, "Urdhri i Shpresës së Mirë", gjatë një banketi për nder të tij pranë Kepit të Shpresës së Mirë
2000. - Vladimir Putin fitoi në zgjedhjet presidenciale në Rusi.
2006. - Vdiq Stanislav Lem, shkrimtar polak, satirik, filozof dhe futurolog. Një nga shkrimtarët më të njohur të fantastikës shkencore dhe shkrimtari më i përkthyer polak.