Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu, sidomos pasdite
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë Celsius.
- Post By Sara Ademi
- 09:08, 29 mars, 2025

Shkup, 29 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme dhe shtrëngata. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil në ditët në vijim me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të krijohen kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme (mbi 15 l/m2 në një kohë të shkurtër), shtrëngata dhe erëra të forta.
Foto: Arkivi i MIA-s