• e shtunë, 29 qershor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

21 qershor 2024 (MIA)

1377. - Vdiq mbreti anglez Eduardi i Tretë, i cili gjatë sundimit nga viti 1327 e pushtoi Skocinë dhe e shkaktoi Luftën njëqindvjeçare me Francën, ndërsa në vitin 1340 u shpall për mbret i vendit. 1527. - Vdiq shkrimtari i njohur, diplomati dhe politikani italian, Nikolo' Makiaveli. Në librin e tij të famshëm "Princi" përshkruhen makinacionet e politikës të asaj kohe.

1652. - Vdiq shkrimtari, arkitekti dhe projektuesi anglez, Inigo Xhons. Ai ishtë themeluesi i arkitekturës klasike angleze.

1791. - Në orët e para të kësaj dite, mbreti Luigji XVI dhe mbretëresha Maria Antuanet u përpoqën të arratisen nga Parisi. Ata arritën deri në vendin e quajtur Varene, ku u zbuluan dhe u arrestuan.

1813. - Vëllai i Napolenit, Zhozeti, mbreti i Spanjës la Madridin dhe më pas u mund nga Velington në betejën e Vitorias. Në këtë mënyrë përfundon prania e Francës në Spanjë.

1868. - U shfaq në Mynih premiera e operës së famshme të Vagnerit, "Këngëtari i madh nga Nyrembergu".

1905. - Lindi romancieri, filozofi ekzistencialist francez, Zhan Pol Sartre. Ai shkroi veprën e famshme "Të qenurit dhe të mosqenurit", ndërsa së bashku me Simon de Bovuar botoi të përmuajshmen "Kohët moderne".

1908. - Vdiq kompozitori rus Nikolai Rimskikorsakov. Veprat më të njohura të tij janë pjesa orkestrale "Sheherezade" dhe opera "The golden Cockerel".

1921. - Lindi Xhejn Rasell, aktore amerikane filmi. Më të njohura janë rolet e saj në filmat "I jashtëligjshmi" dhe "Zotërinjtë preferojnë bjonde".

1942. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti i Tobrukut pushtohet nga ushtria gjermane nën komandën e Romelit. Gjatë luftës ushtria gjermane zuri 25 mijë robër.

1948. - Shoqëria amerikane e prodhimit të disqeve "Columbia records" nxorri në qarkullim disqet e para të suksesshëm "Long Playing", prodhuar nga një plastike e quajtur 'vinylite'.

1953. - Lindi Benazin Buto, ish-kryeministre dhe e bija karizmatike e udhëheqësit të parë popullor të Pakistanit, Zulfikar Ali Bhutto.

1960. - Britania, Franca, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord për krijimin e organizatës për bashkëpunim ekonomik të Karaibeve.

1963. - Franca i tërhoqi forcat detare nga NATO-ja.

1970. - Vdiq ish-presidenti i Indonezisë, Sukarno. Ai ishte themelues i Republikës së Indonezisë dhe president për 22 vjet.

1970. - Brazili mundi Italinë 4-1 në 'Meksiko Siti' dhe bëhet kampion bote në futboll duke fituar kupën 'Zhyl Rime', kupë të cilën e kishte fituar edhe dy herë të tjera.

1990. - Hungaria rihap zyrtarisht pas 22 vjetësh, bursën e saj të mbyllur nga partia komuniste. Bursa e Budapestit ishte e para bursë e tipit perëndimor e hapur në një nga ish-vendet e paktit të Varshavës.

1994. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kirgizisë vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Turkmenistani vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.

1996. - Udhëheqësit e Bashkimit Europian arritën një vendim të përbashkët për mbylljen e krizës së 'lopës së çmendur'.

1998. - Kabineti i Izraelit aprovoi një plan për zgjerimin e kufijve të Jeruzalemit duke marrë kritika nga Uashingtoni dhe Palestinezët.

1998. - Vdiq Fransua Lehide, anëtari i fundit i mbetur gjallë nga qeveria franceze e Vishi-së.

1999. - Këshilli i përhershëm i NATO-s (ambasadorët) miratoi marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrjen e rreth 3.600 ushtarakëve rusë në forcën e paqes, KFOR, në Kosovë.

2002. - Shkrimtari kanadez Timothy Findler, një nga romancierët më të pëlqyer dhe më të famshëm të vendit, vdiq në moshën 71 vjeçare në Francë. Findley e filloi karrierën si aktor, ndërsa u bë i famshëm me romanet e tij, ku përfshihen "Last of the crazy people" (I fundit i të çmëndurve), "Not wanted on the voyage" (I padëshiruar në udhëtim), "Headhunter" (Gjahtari i kokave) dhe"The piano man's daughter" (Vajza e pianistit), "The wars" (Luftërat), etj.

2008. - Feriboti, me më shumë se 700 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit u fundos në ujërat e Filipineve. Feriboti "Princesha yll" ku ndodheshin 620 ushëtarë dhe 121 anëtarë të ekuipazhit lundronte nga Manila drejt provincës Cebu kur erdhi deri te përmbysja. Shkak për tragjedinë me siguri është tajfuni "Fenzen".

QËNDRONI TË LIDHUR