Në ditën e sotme
- 13 shkurt 2025 (MIA)
![Në ditën e sotme](https://mia.mk/images/20250213075004_big_730x400_44.webp )
13 shkurt 2025 (MIA)
1571. – Në Firencë vdiq Benvenuto Çelini, skulptor dhe argjendar italian. Jetën e tij të trazuar e përshkruan në autobiografinë e cila është e rëndësishme për historinë kulturore të Renesansës.
1633. – Filozofi italian, astronomi dhe matematicieni Galileo Galilei arriti në Romë për t’u ballafaquar me akuzat për herezi, për mbrojten që ai i kishte bere teorisë së Kopernikut, që konkludonte se Toka rrotullohej rreth Diellit. Galileo u akuzua zyrtarisht nga Inkuizicioni në prill të atij viti dhe pranoi akuzën në shkëmbim të një dënimi më të butë. I vendosur perfundimisht në arrest shtëpie nga Papa Urbani VIII, Galileo kaloi pjesën e mbetur të jetës në vilën e tij në Arcetri, pranë Firencës, para se të vdiste më 8 janar 1642.
1668. – Spanja edhe formalisht e njohu pavarësinë e Portugalisë. mes viteve 1580 dhe 1640 Portugalia ishte nën pushtetin e kurorës spanjolle.
1754. – Lindi kleriku dhe diplomati francez Sharl Moris de Taleran Perigor, politikan i shkathët dhe i paskrupullt.
1794. – Britania e Madhe, Prusia, Austria, Holanda, Spanja dhe Mbretëria e Sardinisë lidhën marrëveshje kundër Francës revolucionare.
1883. – Në Venecia vdiq Rihard Vagner, kompozitor, reformator gjerman i operas dhe personalitet qendror në zhvilimin e saj në gjysmën e dytë të shekullit 19. Veprat e tij më të njohura janë “Tristan dhe Izolda”, “Leongrin”, “Holandezi endacak”. U lind më 22 maj të vitit 1813.
1903. – Lindi Zhorzh Simenon, shkrimtar dhe gazetar belgo-francez. U bë i njohur me një numër të madh romanesh kriminalistike në të cilat personalitet kryesor është inspektori Megre. Është autor i më shumë se 500 librave. Mes veprave më të njohta janë “Vdekja e zot[ri Gaëet”, “Shtëpia në kanal”, Zonja nga Konkarno”. Vdiq në vitin 1989.
1945. – Armata e kuqe sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, pas 50 ditëve rrethimi e çliroi Budapestin, me ç’rast u vranë 50.000 ushtarë gjermanë.
1945. – Aeroplantë amerikan dhe britanik në Luftën e Dytë Botërore 14 orë e bomabrduan qytetin gjerman Drezden, cak i parëndësishëm ushtarak, duke lënë të vdekur më shumë se 35.000 njerëz, kryesisht civilë.
1958. – Vdiq piktori francez Zhorzh Andri Ruo, ekspresionist.
1961. – Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi në Kongo të drejtohen forcat paqesore të Organizatës Botërore që të parandalohet shpërthimi i luftës qytetare në atë vend afrikan.
1974. – Shkrimtari rus Aleksandar Solzhenjicin, fitues i Çmimit Nobel për literaturë, të cilit iu mor shtetësia sovjetike, është dëbuar nga vendi.
1983. – Në qytetin italian Torino në zjarr në një kinema humbën jetën 84 njerëz.
1990. – Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe të dy shtetet gjermane e shpallën planin për bashkimin e Gjermanisë.
1996. – Në Shkup vdiq Zija Berisha, aktor i Dramës shqiptare pranë Teatrit në Shkup.
2009. – Një aeroplan udhëtarësh i kompanisë “Kolgan Er”, i cili qarkullonte në linjën Nju-Xherzi – Bafallo, në të cilin ndodheshin 44 parasgjerë dhe katër anëtarë të bordit u rrëzua në një shtëpi në paralagje të Bafallos, në shtetin amerikan Nju-Jork. Nuk kishte të mbijetuar mes 48-personave në aeroplan, ndërsa një njeri humbi jetën në tokë.
2012. – Kombet e Bashkuara ia dorëzuan Çmimin Nobel për paqe Aun San Su Çi, dhjetë vjet pasi e mori këtë mirënjohje, e cila nuk i ishte ndarë pasi ka qenë në arrest shtëpiak.