![MIA Paralajmërime-MKD](https://mia.mk/images/20250214074322_big_730x400_97.webp )
14 shkurt 2025
Shkup - Takimi i Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me ambasadorin lituanez, Eduaras Borisoras (Kuvendi i RMV/10:30).
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, do ta vizitojë Poliklinikën e Bit Pazarit me rastin e hapjes së pikës pediatrike (Poliklinika Bit Pazar/ora 9:30).
Shkup - Ministri Zllatko Perinski dhe zëvendësi i tij, Erxhan Selim, do ta vizitojnë Komunën e Gazi Babës dhe do të mbajnë takim me kryetarin e Komunës Boban Stefkovski dhe anëtarët e Këshillit të Komunës (Komuna Gazi Babë/9:30).
Negotinë - Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për sistem politik, Lupço Dimovski, me rastin e Shën Trifun- mbrojtës i vreshtarëve dhe prodhuesit e verës, do të marrë pjesë në krasitjen e vreshtave (Bodrume e Verës Dane Hermes, fshati Pepelishtë, Negotinë/12:00).
Shkup - Konferencë për shtyp me temën "Mundësia e marrjes së sigurimit shëndetësor për personat që aktualisht vuajnë dënimin me burg" në organizim të drejtorëve të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, dhe drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov (Ministria e Shëndetësisë/10:45).
Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të promovojë amfiteatrin e ri dhe punët e realizuara në hapësirat e SHMK "Nikolla Shtejn" (SHMK "Nikolla Shtejn"/10:00).
Shkup - Shoqata për mbështetjen e personave që jetojnë me HIV "Së bashku më të fortë" - Shkup, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetit Elektronik, organizon mbledhje konsulative të titulluar "Mbrojta e të dhënave personale në sistemin shëndetësor elektronik: Përvojat evropiane dhe aplikimi në Maqedoninë e Veriut" (Hotel Park /9:30).
Shkup - Shfaqja e operës "Madam Baterflaj" nga Xhakomo Puçini. (Opera dhe Baleti Kombëtar/20:00).
__________________________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*