• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski pret që deri në fund të mandatit qeveritar borxhi publik të jetë nën 55 për qind

Mickoski pret që deri në fund të mandatit qeveritar borxhi publik të jetë nën 55 për qind

 Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që të vazhdojë trendi i uljes së borxhit publik dhe niveli i tij të jetë nën 55 për qind deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, ose edhe, siç tha, nën 50 për qind.

Mickoski pret gjithashtu që borxhi shtetëror  deri në fund të mandatit të Qeverisë të jetë nën 45 ose nën 40 për qind. 

Sipas tij, është gjithashtu e rëndësishme që BPV-ja nominale të jetë 20 miliardë dollarë. 

 

"Pres që kjo tendencë të vazhdojë, kemi një nivel të borxhit publik dhe shtetëror në raport me BPV-në që është më i ulëti në pesë vitet e fundit. Borxhi publik është 57,7 për qind e BPV-së, ndërsa borxhi shtetëror është 50,1. Si qeveri, ne kemi një strategji të qartë për të ulur këto parametra deri në fund të mandatit: borxhi publik të jetë nën 55, dhe pse jo nën 50 për qind, dhe borxhi shtetëror nën 45 ose 40 për qind. Por për mua, është gjithashtu e rëndësishme që BPV-ja nominale të jetë 20 miliardë dollarë. Tani jemi në nivelin e 17 miliardë për vitin 2025. Deri në fund të këtij mandati, pres që Qeveria t’i përmbushë këto tre qëllime strategjike në aspektin e treguesve makroekonomikë dhe mendoj se kjo do të ndodhë, të mos them se jam i sigurt, sepse siç e kam thënë tashmë, në muajt në vijim do të shpallim lajme të mira për ekonominë e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë, nënvizoi kryeministri.

 Ministria e Financave publikoi sot të dhënat për nivelin e borxhit publik në fund të tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik shënon një rënie prej 4,7 pikë përqindjeje krahasuar me nivelin në fund të vitit 2024 dhe arrin në 57,7 për qind të BPV-së ose një rënie prej 36 milionë euro në shumë absolute.

 Foto: Arkivi i MIA-s

Video: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR