Në Tabanoc frekuentim i rritur i automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka frekuentim të rritur të automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
- Post By Sara Ademi
- 18:40, 2 maj, 2025
Shkup, 2 maj 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka frekuentim të rritur të automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
Nga atje rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s