• e shtunë, 15 shkurt 2025

Mot me vranësira me shi të përkohshëm lokal në pjesët jugperëndimore

Mot me vranësira me shi të përkohshëm lokal në pjesët jugperëndimore

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri në të mëdha, ndërsa në pjesët jugperëndimore të vendit do të ketë shi të dobët të përkohshëm. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 10 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kushte për paraqitje lokale të shiut. Në fillim të javës së re të punës moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, në pjesët malore dhe në vendet më të larta me borë, ndërsa në disa nga vendet më të ulëta me reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR