10 janar 2025 (MIA)
1504. – Në Venedik u botua latinisht vepra e parë e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”. I mbështetur në kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, Barleti ia kushton librin jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës më 1478.
1778. -Vdiq Carolus Linaeus, botanist suedez. Ai themeloi sistemin shkencor modern për emërtimin e bimëve dhe kafshëve.
1863. – U hap shërbimi i parë në botë i hekurudhës së nëndheshme. Linja e parë e metrosë së Londrës lidhi lagjen e Padingtonit me Farringdon.
1889. – Franca vendosi protektorat në Bregun e Fildishtë.
1920. – Krijohet Lidhja e Kombeve (sot OKB).
1922. – Artur Grifit zgjidhet president i shtetit të ri, të sapoformuar, të Irlandës.
1957. – Harold Makmilian caktohet kryeministër i Britanisë, pas dorëheqjes së Ser Entoni Iden.
1964. – Një ditë pasi trupat amerikane kryen, atë që u njoh me emrin “agresion i pajustifikueshëm”, Panamaja i ashpërsoi marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1969. – Suedia njoftoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Vietnamin e Veriut, vendi i parë i perëndimit që ndërmerrte këtë akt.
1971. – Vdiq stilistja e famshme franceze Gabriela “Koko” Shanel.
1984. – Vdiq në moshën 82 vjeçare princi Suvana Fuma, disa herë kryeministër i Laosit para se komunistët të merrnin pushtetin në vitin 1975.
1994. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për qasje të Republikës së Maqedonisë drejt Konventës për trasnsport ndërkombëtare nga viti 1980.
1994. – Gjatë vizitës së tij në Kiev, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje sipas së cilës Ukraina do të dorëzonte arsenalin e saj bërthamor, i treti në botë për nga madhësia.
1996. – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian vendosën marrëdhënie diplomatike.
2002. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqin embargon e armëve ndaj Jugosllavisë dhe Taxhikistanit si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve me qeveritë e të dyja vendeve.
2004. – SHBA-ja formalisht shpalli se është rrëzuar presidenti irakian, i cili u arrestua m 13 dhjetor të vitit 2003.
2007. – Në Gjenevë vdiq Karlo Ponti, producent i njohur italian i flimit.
2015. – Në Romë në moshën 92-vjeçare vdiq njëri prej regjisorëve më të njohur italian Françesko Rosi. Rosi u bë i njohur me filmin për mafian siciliane “Salvatore Xhuliano” në vitin 1962, i cili e fitoi “Ariun e argjendtë” për regji në Festivalin e filmit në Berlin. Në vitin 1972 Rosi e fitoi “Palmën e artë” në Kanë për filmin “Afera Matei”.