Mot i ftohtë dhe reshje të borës, më të dendura në pjesët perëndimore të vendit
- – Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë, kudo me reshje të borës. Në disa vende, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ato do të jenë më të dendura, lokalisht mbi 40 litra në metër katror. Në shumë vende do të formohet shtresë e borës, ndërsa në male dukshëm do të rritet, lokalisht edhe mbi 50 centimetra.
- Post By Fitore Curri
- 09:16, 12 janar, 2025

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë, kudo me reshje të borës. Në disa vende, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ato do të jenë më të dendura, lokalisht mbi 40 litra në metër katror. Në shumë vende do të formohet shtresë e borës, ndërsa në male dukshëm do të rritet, lokalisht edhe mbi 50 centimetra.
“Shtresë më e madhe e borës (mbi 20 centimetra) do të formohet edhe në pjesët jugperëndimore. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fuqishme veriore, do të ketë paraqitje të ngricave dhe borë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -3 deri 4 gradë”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të borës. Shtresa e borës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 0 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore.
“Reshje të kohëpaskohshme të borës do të ketë edhe të hënën, ndërsa pastaj në ditët në vijim do të ketë kushte për borë të dobët. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë negative, ndërsa edhe ato të ditës do të jenë nën zero”, informon DPHM. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s