
6 mars 2025 (MIA)
1475. - Në Kaprese, Toskanë, lindi Buonaroti Mikelanxhelo (emri i vërtetë i tij është Mikelanxhelo di Lodovoko di Leonardo di Bunorato Siomni), skluptor,piktor, ndërtues dhe poet italian, kolos i artit italian të renesansën, një nga artistët gjeni më të mëdhenj të tërë historisë të civilizimit.
1480. - Në Toledo nënshkruhet marrëveshja me të cilën Spanja e njohu pushtimin portugez të Marokos, ndërsa Portugalia hoqi dorë nga pretendimet ndaj Ishujve Kanare.
1521. - Ferdinand Madellan zbuloi ishullin Guam në Oqeanin Paqësor.
1543. - Vdiq Antonio Alegri Korexho, fotograf italian, njëri nga krijuesit e pikturës së barokut.
1619. - Lindi shkrimtari francez Savinijen Sirano de Berzherak.
1900 - Vdiq inxhineri gjerman Gotlib Vilhelm Dajmler, i cili në vitin 1883 e konstruktoi motorin e parë të automobilëve me benzinë. Ky motor i mundësoi automjeteve që të arrijnë shpejtësi prej 18 kilometrash në orë.
1926. - Lindi regjisori polak i filmit Andzhnej Vajda, themelues i realizimit subjektiv.
1937 - Lindi Valentina Vladimirovna Tereshkova, kosmonaute e bashkimit sovjetik, gruaja e parë e cila fluturoi në gjithësi me anijen kozmike "Vostok 6 " dhe nga 16 deri në 19 qershor të vitit 1963 e ka qarkuar Tokën 48 herë, duke kaluar 1.960.000 kilometra.
1940. - Në sektorin Mersing në kufirin francez erdhi deri te përleshja e parë mes këmbësorisë britanike dhe gjermane në Luftën e Dytë Botërore.
1944. - Duke fluturuar nga baza ajrore në Britani të Madhe, 658 bombradues amerikanë në Luftën e Dytë Botërore filluan me bombardimin 20 orësh të Berlinit.
1945. - Armata e parë amerikane e mori qytetin gjerman Këlnin. Ditën e nesërme e mori urën e padëmtuar tek Ramangeni dhe formoi urëmbrojtëse në bregun e djathtë të lumit Rajna.
1950. - Vdiq burrështetasi francez Alber Lebren, president i Francës nga viti 1932 deri në vitin 1940.
1957. - Dy kolonitë e dikurshme britanike - Bregu i Artë dhe Togolandi u bashkuan dhe e formuan shtetin e pavarur të Ganës.
1978. - Filloi emitimi i Programit të dytë të Televizionit Shkup.
1996. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për kryetar të ri (pas dorëheqjes së Stojan Andovit) në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e zgjodhi Tito Petkovskin.
2005. - Vdiq shkencëtari amerikan Hans Bate, fitues i Çmimit Nobel për fizikë në vitin 1967 dhe njëri ndër krijuesit e bombës atomike.
2007 - Vdiq Zhan Bodrijar, filozof francez, postmodernist dhe post strukturalist. Vepra e tij më e njohur është "Të harrohet Fiuko" e botuar në vitin 1977, që ishte një nga 20 veprat që ai ka shkrur. Vepra e fundit është "Kulla e kujtimeve" e botuar në vitin 2005.
2007. - Në dy tërmete të fuqishme, të cilat e goditën ishullin indonezian Sumatra, humbën jetën të paktën 70 persona.
2007. - Të paktën 100 besimtarë shiitë irakianë e humbën jetën, ndërsa 160 të tjerë u plagosën në dy sulme vetëvrasëse me eksploziv në qytetin Hila, rreth 95 kilometra në jug të Bagdadit.
2023.- Vdiq në moshën 61 vjeçare Ljupço Jakimoski, ish-drejtor i MIA-s, i cili kaloi 11 vite në këtë institucion dhe me kontributin e tij la gjurmë serioze në punën e Agjencisë. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Shkup - grupi Historia e letërsisë së popujve të RSFJ-së. Është zgjedhur dy herë deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në përbërjen e parë parlamentare, e më pas në vitin 1998. Po atë vit zgjidhet drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Maqedonisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 2002. Në vitin 2006 është zgjedhur drejtor dhe kryeredaktor i MIA-s deri në vitin 2017. Ka lindur në vitin 1961, në fshatin Velestovë të Ohrit.
###