• e mërkurë, 04 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

4 shtator 2024 (MIA) 


1669. -
 Venecia ua dorëzoi truqve ishullin grek Kretën, duke mos arritur të mbrohet nga rrethimi i filluar në vitin 1648. 


1768. - Lindi Fransua-Rene (Vikonti) Shatobrian. Ai ishte politikan, një nga shkrimtarët e parë romantikë francezë dhe ambasador në oborrin britanik. Eshtë autor i veprës "Rene", që ishte dhe guri themeltar në lëvizjen romantike franceze, si dhe veprës së famshme autobiografike "Memoires d'Outre Tombe". 


1781. - Themelohet nga spanjollët qyteti i Los Anxhelosit. Emri i tij i parë është "El Pueblo de Nuestra Senora La Reina de Los Angeles" (Qyteti i zonjës sonë, mbretëreshë e engjëjve). 


1824. – Lindi kompozitori austriak, Anton Bruckner. 


1896. – Lindi poeti, dramaturgu dhe aktori francez Antonin Artaud, teoritë e të cilit ndikuan në zhvillimin e teatrit eksperimental. 


1906. - Lindi biologu amerikan, me origjinë gjermane, Maks Delbruk. Në vitin 1969 ai fitoi çmimin 'Nobel' në mjeksi për punimin në strukturën gjenetike të viruseve që infektojnë bakteriet. 


1907. - Vdiq në Bergen, Eduard Grig, kompozitor norvegjez i njohur për koncertin e tij për piano dhe për veprën "Suita e fisnikut Xhint". 


1940. - Jon Antonesku caktohet kryeminister i Rumanisë. Ai u ekzekutua në vitin 1946 me akuzën për krime lufte. 


1944. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qytetet belge të Brukselit dhe Anverses çlirohen nga trupat britanike dhe kanadeze. 


1948. - Vilhelmina, mbretëresha e Holandës nga viti 1890, abdikon nga froni në favor të bijës së saj Juliana. 


1957. - Egjipti dhe Siria nënshkruajnë një marrëveshje për ngritjen e një bashkimi ekonomik midis tyre. 


1965. - Vdiq Albert Shraicer, teolog, filozof dhe organist. Ai vdiq në Gaben, në një spital të ngritur nga ai vetë në vitin 1913. I spikatur për interpretimet e tij në veprat e Bahut, ai fiton çmimin 'Nobel' për paqen për përpjekjet e tij për "Vëllazërimin e Kombeve" në vitin 1952. 


1974. - Gjermania Lindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin marrëdhënie diplomatike midis tyre. 


1975. -  Egjipti dhe Izraeli nënshkruajnë në Gjenevë një marrëveshje për tërheqjen e Izraelit nga Sinai dhe krijimin e një zone të Kombeve të Bashkuara. 


1992. -
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e zgjodhi qeverinë e re të koalicionit të Maqedonisë. Kryeministër u zgjodh Branko Cërvenkovski. Kjo ishte qeveria e dytë në sistemin shumëpartiak në Republikën e Maqedonisë. 


1992. - Ish-udhëheqësi komunist bullgar, Todor Zhivkov, i rrëzuar në vitin 1989, dënohet me shtatë vjet burg me akuzën për shpërdorim të fondeve shtetërore.  


1995. - Filloi në Kinë konferenca e katër botërore e grave, më e madhja në historinë e OKB, me deklaratën se barazia mes sekseve ishte projekti i fundit gjigand në shekullin e 20-të. 


1996. - SHBA lëshon 17 raketa të tjera "Kruiz" drejt Irakut, duke e çuar në 44 numrin e raketave të lëshuara brenda dy ditëve; kjo mbas ndërhyrjes së Irakut ndaj kurdëve në veri të vendit. 


1998. - Gjykata e OKB-së në Ruanda dënoi ish-kryeministrin Jean Kambanda me burgim të përjetshëm. Akuza ndaj tij ishte për rolin e tij në genocidin e vitit 1994. 


2000. - Një ekstremist i së majtës çeke, David Pecha, dënohet për përhapje të komunizmit, duke u bërë kështu i pari militant i ekstremit të majtë në Republikën e Çekisë që përndiqet për këtë motiv, qysh nga rrëzimi i regjimit komunist më 1989. 


2003. - Gazetari i së djathtës polake, Piotr Lisiewicz, 35 vjeç, akuzohet nga një gjykatë në Varshavë se ka dhënë emrin e Leninit në vend të emrit të tij gjatë një kontrolli identiteti. 


2006. - Vdiq Stiv Irvin, aktivist australian për mbrojtjen e natyrës. Në botë ishte i njohur për nga emisionet e xhiruara për kafshët e egra, fillimisht krokodilët. Vdiq gjatë xhirimit të një filmi dokuemntar. 


2007. - Uragani Feliks, i cili e goditi bregun karibian mori jetën e të paktën 38 personave në Nikaragua dhe nëntë në Meksikë, ndërsa edhe 200 persona rezultojnë si të zhdukur. Në motin e ligë u rrënuan më shumë se mijëra shtëpi. Në Honduras nuk janë shënuar viktima, por më shumë se 25.000 persona janë evakuuar. Uragani i madh paraprak në Amerikën Qendrore - Miç në vitin 1998 mori madje jetën e 10.000 personave.  

### 

QËNDRONI TË LIDHUR