• e martë, 03 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

3 shtator 2024 (MIA) 

1189. - Riçardi i Parë Plantagenet "Zemra e luanit" kurorëzohet mbret i Anglisë.

1500. - Në Firence lindi Venvenuto Çelini, skulptor dhe argjendar. Jetën e tij të stuhishme e përshkruan në autobiografinë e cila është e rëndësishme për historinë kulturore të renesancës.

1658. – Lordi Oliver Kromuell, udhëheqës i Revolucionit Anglez të Parlamentit kundër monarkisë, vdes në përvjetorin e fitoreve më të mëdha të tij ushtarake – Dunbar më 1650 dhe Uorcester më 1651. 

1756. - Në Brikse të Gjermanisë u shfaq me sukses tragjedia kushtuar heroit tonë kombëtar Skënderbeu ose "lavdia që ikën" nga një autor anonim. Figura e Gjergj Kastriotit zë një vend të veçantë jo vetëm në histori por edhe në letërsi, dramaturgji si dhe artet e bukura botërore.

1783. - Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë Traktatin e Parisit. Ky traktat i dha fund luftës amerikane për pavarësi. 

1791. - Poeti arbëresh, dokori i shkencave teologjike Gjon Thoma Barbaçi u nda nga jeta.

1791. - Asambleja Kombëtare e Francës miraton kushtetutën që e bën Francën monarki kushtetuese. 
1826. - Nikolla I kurorëzohet në Moskë si Car i Rusisë.

1914. - Kardinali Xhakomo della Chiesa zgjidhet Papë, me emrin Benedeto XV.

1918. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, forcat aleate i detyruan forcat gjermane të tërhiqen përtej linjës Hindenburg, të cilën e kishin ngritur në Mars.

1939. – Dy ditë pasi Gjermania naziste invadon Poloninë, Franca dhe Britania - duke i shpallur luftë Gjermanisë - futen në Luftën e Dytë Botërore.

1971. - Nënshkruhet marrëveshja e katër fuqive aleate mbi Berlinin. Ajo u nënshkrua nga ambasadorët amerikanë, britanike dhe francezë të Gjermanisë Perëndimore dhe ai sovjetik i Gjermanisë Lindore. Marrëveshja hyri në fuqi më 3 Qershor të vitit 1972.

1991. - Estonia, Letonia dhe Lituania bënë kërkesë për anëtarësimin e tyre në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

1994. - Rusia dhe Kina formalisht i dhanë fund dekadave të konfrontimeve midis tyre dhe ranë dakord të pushonin vendosjen e raketave bërthamore në drejtim të njëra-tjetrës. 
1996. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një nga sulmet më të mëdha që nga Lufta e Gjirit ndaj Irakut. Ato lëshuan 27 raketa "Cruise" në drejtim të objekteve në jug të Irakut, si përgjigje të sulmeve irakene ndaj kurdëve në veri të vendit.

1997. - 64 persona, shumica e tyre të huaj, vdiqën gjatë përplasjes së një aeroplani Tupolev Tu-134 i linjave ajrore vietnameze. Aksidenti ndodhi gjatë uljes së aeroplanit në aeroportin e Pnom-Penit.

1999. - Në raportin përfundimtar mbi aksidentin, ku gjeti vdekjen princesha Diana, gjykatës francezë tërhoqën të gjitha akuzat ndaj nëntë fotografëve, duke thënë se ishte shoferi Henri Pol, ai që duhej akuzuar për këtë aksident.

2001. - Ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare Ferruço Amendola, aktor dhe dublant. I lindur në Torino më 1930, Amendola u bë i famshëm duke dubluar një sërë yjesh të Hollivudit, si Al Pacino, Silvester Stallone, Harvey Keitel, etj.

2002. - Tridhjetë e tre punëtorë vdiqën për shkak të një shpërthimi që ndodhi në një minierë qymyri në qëndër të Kinës. Shpërthimi i gazit ndodhi pranë qytetit të Loudi-t, në provincën e Hunan. 
2005. - Jozefina Topalli zgjidhet kryetarja e Kuvendit shqiptar. Me 81 vota pro Topalli u bë e vetmja femër në historinë e politikës shqiptare që drejton kuvendin.

2007. - Ushtria britanike e braktisi Basrën, qendrën më të rëndësishme të industrisë së naftës në Irak. 

2012. Në moshën 86-vjeçare vdiq solistja e njohur operistike Ana Lipsha Tofoviq. 

###

QËNDRONI TË LIDHUR