• e martë, 10 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

2 shtator 2019 (MIA)

1500. – U themelua në Venedik një ndër institucionet arsimore më të vjetra shqiptare jashtë vendit nga mërgimtarët shqiptarë. Marin Biçkemi ishte një ndër mësuesit e parë të shkollës. Shkolla ishte e karakterit tekniko- profesional.

1666. – Një zjarr i madh bie në Londër. Me qendër në një furrë buke, ai vazhdoi katër ditë duke shkatërruar mullarët e qytetit.

1778. – Lindi Lui Bonapart, vëllai i Napoleonit dhe mbret i Holandës nga viti 1806-1810.

1864. – Gjatë Luftës Civile Amerikane forcat e Unionit, nën komandën e gjeneralit William Sherman, pushtuan qytetin e Atlantës në Shtetin Xhorxhia.

1870. – Napoleoni III kapitullon përpara forcave prusiane, në betejën e Sedanit të Francës. Kjo çoi në rënien e perandorisë së dytë franceze.

1901. – Presidenti amerikan, Teodor Rusvelt mban fjalimin e tij të famshëm në të cilën deklaroi se Amerika duhet “të flasë në mënyrë të butë dhe të mbajë një peshë të madhe”.

1901. – Lindi poeti hungarez Zoltan Çuka.

1922. – Në Shkup është formuar klubi sportiv “Maqedonia”.

1923. – Në shtetin e lirë Irlandez mbas pavarësisë nga Britania, mbahen zgjedhjet e para.

1937. – Vdiq Pier Kuberten, figura përgjegjëse për rinisjen e Lojërave Olimpike në vitin 1896.

1945. – Në bordin e anijes luftarake amerikane “Misuri”, udhëheqësit japonezë nënshkruajnë kapitullimin pa kushte. Kjo shënoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

1947. – Shtetet amerikane nënshkruajnë Traktatin e Rio De Zhanejros për asistencën e heshtur midis tyre.

1962. – Bashkimi Sovjetik pranon t’i dërgojë armë Kubës për ta ndihmuar atë në përballimin e “kërcënimeve nga elementet agresivë imperialistë”.

1971. – Republika Arabe e Bashkuar ndërron emrin e saj në emrin e mëparshëm të Egjiptit.

1990. – Ushtarët kanadezë morën nën kontroll një pikë të fortë të indianëve pranë Montrealit, duke i dhënë fund një përballjeje të armatosur prej 53 ditësh.

1991. – Në Shkup u formua Shoqata Gerontologjike e Maqedonisë

1993. – Vatikani pranoi një ftesë të Kinës për një vizitë të nivelit të lartë në Pekin, e para e këtij lloji nga viti 1949 të ardhjes në fuqi të komunistëve.

1994. – Qeveria bullgare e kryeministrit Ljuben Berov jep dorëheqjen.

1997. – Vdiq në moshën 95 vjeçare Rudolf Bing, menaxheri i përgjithshëm me vullnet të fortë dhe kontradiktor i Metropolitan Opera të Nju Jorkut. Ai qëndroi në këtë post për 22 vjet nga viti 1950 deri në vitin 1972.

1998. – Mbas përpjekjes për një ulje emergjence, një aeroplan i shoqërisë ‘Swissair’ rrëzohet në detin pranë Nova Skotia të Kanadasë. Në këtë aksident gjetën vdekjen 229 persona, midis tyre edhe kërkuesi kryesor mbi sëmundjen e SIDA-s, dr. XhonatanMan.

2000. – Vdiq ish-kryetari i Parlamentit Çeçen, Ruslan Alikhadjev, në një burg në Moskë, si pasojë e keqtrajtimeve. Kryetar i Parlamentit çeçen që prej vitit 1997, Ruslan Alikhadjev ishte arrestuar në qershor, në shtëpinë e tij në Chali, 25 km në juglindje të kryeqytetit çeçen, Grozny.

2001. – Vdiq në Qipro, në moshën 78 vjeçare, pionieri i transplatimeve të zemrës, kirurgu afrikano-jugor Kristian Barnard. Barnard bëri epokë në mjekësi me operacionin e parë të transplatimit të zemrës në vitin 1967.

2002. – Kryetari i Këshillit italian të ministrave, Silvio Berluskoni, deklaron anullimin e borxhit prej 4 miliardë dollarë borxhe të vendeve në zhvillim.

2003. – Dino De Laurentis, një nga producentët e fundit të mëdhenj të historisë me “La Strada” (Rruga), “Lufta dhe Paqja” dhe “Hannibali” nderohet në Venecia me çmimin “Luani i Artë” për karrierën e gjatë dhe frytdhënëse.

2007. – Shërbimi kombëtar kundër zjarrit e Greqisë kumtoi se janë shuar zjarret kryesore të cilat me ditë u tërbuan në Jug të Greqisë. Stuhia e zjarrit shkatërroi rreth 190.000 hektarë pyje dhe tokë të përpunuar. Numri i përgjithshëm i viktimave është 65. Dëmi nga zjarret u vlerësua në katër miliardë euro.

 

QËNDRONI TË LIDHUR