• e hënë, 09 shtator 2024

Mot i ndryshueshëm me erë të dobët deri mesatare, pasdite priten reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima

Mot i ndryshueshëm me erë të dobët deri mesatare, pasdite priten reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar kohë pas kohe nga drejtimi juglindor, kumtoi DPHM.

Pasdite, si dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 33 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, vonë pasdite, e posaçërisht gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 33 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe më i freskët në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë dukuri të stuhisë, me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 30 l/m² për kohë të shkurtë), bubullima, erë të fuqishme (mbi 70 km/h) dhe breshër, posaçërisht të martën reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa temperatura do të jetë dukshëm më e ulët. аb/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR