• e hënë, 04 nëntor 2024
Në ditën e sotme

4 nëntor 2024

1575. - Lindi Guido Reni, piktor italian, pjesëtarë i Shkollës së Bolonjës. Vdiq në Bolonjë, më 18 gusht të vitit 1642.

1847. - Vdiq në Lajpcig kompozitori dhe pianisti gjerman Feliks Mendelson. Në moshën 16 vjeçare ai kompozoi "Aktet korde". Ndër veprat e tij më të njohura përfshihet edhe oratorio "Elijah".

1862. - Në Indianopolis, Riçard Xhonson Gatling merr patentën e mitrolozit të parë, të cilit i jep emrin e tij.

1879. - Në Ohajo, Xhejms J.Riti merr patentën për regjistruesin e parë të kasës së parave.

1890. - Hapet në Londër, zyrtarisht, sistemi i parë i hekurudhës elektrike të nëndheshme.

1918. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, fuqitë Aleate ranë dakord mbi kushtet e paqes me Gjermaninë, kushte të bazuara mbi materialin "14 pikat" të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson's.

1918. - Gazeta "Isvestja" e Moskës botoi tekstin e traktatit të fshehtë të Londrës përfunduar ndërmjet Italisë dhe Antantës. Sipas këtij dokumenti Italia si shpërblim që do të hynte në luftë në krah të këtij blloku do të merrte Vlorën, Sazanin dhe rrethinat. Roma nga ana e saj zotohej të mos kundërshtonte copëtimin e Shqipërisë nga fqinjët shovinistë ballkanik.

1921. - Kryeministri japonez Takashi Hara vritet në atentat.

1942. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat britanike mundin ato gjermane, nën komandën e gjeneralit Romel, në betejën 12 ditore të El Alamein.

1943. - Rexhep Bej Mitrovica u shpall kryeministër i Shqipërisë, një post që e mbajti deri në 18 korrik 1944.

1943. - Qeveria shqiptare i kërkoi Berlinit që ari dhe deviza e Bankës Nacionale që ndodhej në Gjermani, të depozitohej në Zvicër në emër të shtetit shqiptar.

1946. - Formohet Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

1956. - Trupat sovjetike hynë në Hungari për të shtypur kryengritjen. Imre Nagi largohet si kryeministër dhe zëvendësohet nga Janosh Kadari.

1966. - Përmbytjet më të rënda në historinë e Italisë prekin një të tretat e vendit. Qyteti i Firences dëmtohet më rëndë po kështu dhe shumë thesarë artistikë të qytetit.

1979. - Militantë iranianë rrethojnë ambasadën amerikane në Teheran dhe marrin 90 pengje, 52 prej të cilëve mbahen për 444 ditë.

1983. - Në Liban, 40 ushtarë izraelitë vriten gjatë shpërthimit të një kamioni me eksploziv, drejtuar nga një kamikaz arab, në kampin e ushtarëve.

1995. - Jigal Amir, i cili më vonë u shpreh se veproi sipas urdhërave të zotit, vret kryeministrin izraelit Jitzhak Rabin ndërsa ky po mbante një takim për paqen në Tel-Aviv.

1999. - Dhjetra mijëra iranianë grumbullohen përreth ish-ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 20 vjetorit të krizës së pengjeve.

2003. - Ajsbergu më i madh në botë në Antarktikë u nda në dy pjesë, pasi ishte përfshirë nga një stuhi e fortë. Ky ajsberg, i quajtur B15 dhe që është 11. 000 kilometra katrorë, sa sipërfaqja e Xhamajkës, ishte ajsbergu më i madh në botë.

2004. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues.

QËNDRONI TË LIDHUR