• e mërkurë, 10 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

10 korrik 2024 (MIA)

 

1099. - Vdiq El Cid (Rodrigo Diaz De Vivar), hero spanjoll. 1460. - Në Luftërat e Trëndafilave në Angli, Riçardi i Yorkut mundi Mbretin Henri VI në betejën e Northamptonit. 1553. - U shpall mbretëreshë e Anglisë, pas vdekjes së Eduard VI, zonja Jane Grey. Ajo mbretëroi vetëm për 10 ditë, më pas u burgos dhe u zëvendësua nga Mary I.

 

1821. - Vdiq studiuesi arbëresh Engjëll Mashi. Ai lindi ne fshatrat arbëreshe më 1758. Kreu Kolegjin e Shën Adrianit për drejtësi. U mor me studimin e historisë e kulturës popullore shqiptare.

 

1830. - Lindi në Indinë perëndimore, Kamij Pisaro, piktor impresionist francez, që pati një ndikim të madh te Cezanne dhe Gauguin.

 

1830. - Lindi Kamij Pisaro, piktor francez, njëri ndër përfaqësuesit e impresionizmit, i cili kreu ndikim të madh mbi pikturimin evropian. Vdiq në Paris, më 13 nëntor të vitit 1903.

 

1851. - Vdiq pionieri i fotografisë franceze, Luj Zhaj Mande Degar. 1856. - Në fshatin Smiljan, Gospiq, lindi Nikolla Teslla, hulumtues dhe zbulues gjenial në fushën e elektrikës dhe radioteknikës. Vdiq në Nju-Jork, më 7 janar të vitit 1943.

 

1871.- Lindi shkrimtari i madh francez, Marsel Proust. 1895. - Lindi Karl Orff, kompozitor gjerman i njohur për të famshmen e tij "Carmina Borana" dhe vepra të tjera dramatike.

 

1940. - Filloi beteja e Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore me bombardimin gjerman në Uellsin jugor. 1940. - Asambleja Kombëtare e Francës i dha pushtet plenar qeverisë së Marshall Petain.

 

1943. - Lindi Arthur Ashe, kampion amerikan i tenisit. Ai ishte lojtari i parë me ngjyrë, që fitoi Kampionatin e Wimbledonit në 1975. 1943. - Ushtritë amerikane dhe ato britanike filluan pushtimin e Siçilisë. 1973. - Ishujt Bahamas përfituan pavarësinë e plotë. Që nga viti 1783 ato ishin koloni britanike.

 

1991. - Boris Jelcin u shpall Presidenti i parë i zgjedhur në Rusi. 1992. - Diktatori panamez Manuel Noriega u dënua me 40 vjet burg në Shtetet e Bashkuara sepse lejoi që vendi i tij të përdorej për trafik droge. 1999. - Gjashtë qeveri afrikane nënshkruan një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftës në Republikën Demokratike të Kongos. Marrëveshja u nënshkrua pa pjesëmarrjen e grupeve rebele të përfshira në luftime.

 

2000. - Në qendrën kërkimore shkencore të prefekturës së Ishikavas, në Japoni, një lopë e klonuar lindi viçin e parë. Eksperimenti me lopët është një hap i madh në drejtim të aplikimit praktik të teknologjisë së klonimit.

 

2003. - Një autoportret i mjeshtrit holandez të shekullit XVII, Rembrand, që ishte fshehur për mëse tre shekujsh nën një portet të pikturuar nga një prej nxënësve të tij, u shit 6,9 milion stërlina (9,9 milion euro) në Londër.

 

2006. - Presidenti polak Leh Kaçinjski e emëroi vëllain e tij - binjak Jarosllav Kaçinjski kryetar të Qeverisë. Ky është rasti i vetëm në historinë e shoqërisë demokratike.
 
 
 
 

### 

 

QËNDRONI TË LIDHUR