• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Alarm portokalli deri në mes të javës së ardhshme, temperatura edhe mbi 40 gradë

Alarm portokalli deri në mes të javës së ardhshme, temperatura edhe mbi 40 gradë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Nën ndikimin e masës shumë të nxehtë ajrore nga jugu, vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë, përveç të dielën kur në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njoftoi DPHM.

Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të kalojë  40°C. Veçanërisht nxehtë do të jetë nga e enjtja deri në mes të javës së ardhshme kur në disa vende do të aktivizohet niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR