• e diel, 06 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

8 korrik 2023 (MIA)

632. - Profeti Muhamed ndërroi jetë në Medinë. 1497. - Portugezi Vasko de Gama u nis nga Lisbona në kërkim të Indisë. 1709. - Pjetri i Madh i Rusisë me 50 mijë luftëtarë mundi Karlin XII të Suedisë në betejën e Poltavës. 1758. - Nëngjenerali francez Montcalm mundi nëngjeneralin anglez Abercromby, pavarësisht nga superioriteti i tij në forca në betejën e Fort Ticonderoga, vend në të cilin sot shtrihet shteti i Nju Jorkut. 1799. - Ipeshkvi Françesku IV Borçi u shugurua në kishën e Shën Mërisë Magdalenë me 8 korrik 1788, nga Imzot Gjergj Radovani, arqipeshkv. Famullia e Shkodrës gjendej në lagjen Tophanë e përbri kishte kishën e Shën Kollit, buzë Urës Kërçirej shndërruar në Xhami, e cila deri vonë ka pasë hajatin përpara, ku me 1917 u gjet një ujëbekore e cila ruhet në Muzeun e Shkodres. 1839. - Lindi milioneri dhe filantropisti amerikan John D. Rockfeller.

1845. – Andrej Xhekson, presidenti i shtatë i SHBA-së, ndërroi jetë në Nashvill, Tenesi, në moshën 78-vjeçare. 1858. - Vdiq Oscar I, mbret i Suedisë dhe Norvegjisë. I hipur në fron që në 1844, ai fillimisht ishte një reformator liberal, por pas revolucioneve të 1848 në Europë u bë më konservator.

1882. - Lindi Persi Gragner, kompozitor amerikan. I njohur për meloditë e tij të folkut, ai kujtohet për "Cumtry Gardens" dhe "Molly on the shore". 1914. - Lindi Bill Ekistine, këngëtar i famshëm i muzikës xhaz. 1943. - Vdiq heroi i rezistencës franceze, Jean Moulin. I njohur me pseudonimin "Max", ai koordinoi këtë rezistencë në Francën e pushtuar nga gjermanët, por u arrestua dhe u torturua nga Gestapo. 1944. - U vra Penellopi Pirro, Heroinë e Popullit. U lind në Fier më 1927. U bë pjesë e luftës antifashiste dhe ra në luftime kundër nazistëve gjermanë dhe forcave të Halil Alisë në Fushë Alie të Dibrës. 1967. - Vdiq Vivien Leig, aktore e njohur angleze e skenës dhe ekranit. E mirënjohur për rolin e saj të nderuar me çmim në filmin "Gone with the Wind", ajo shkëlqeu gjithashtu në filmat "A streetcar named desire" dhe "That Hamilton Woman".

1982. - Në fjalimin e parë të një presidenti amerikan në një seancë të përbashkët të Parlamentit britanik, presidenti Ronald Reagan parashikoi se marksizëm-leninizmi do të përfundojë në “hirin e historisë”. 1992. - Presidenti austriak, Kurt Ualdheim, dha dorëheqjen zyrtarisht dhe u zëvendësua nga Thomas Klestil. 1994. Vdiq lideri autoritar i Koresë së Veriut, Kim II-Sung, i cili udhëhoqi vendin që prej 1948. 1996.- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi nxjerrjen jashtë ligjit të përdorimit apo kërcënimit me armë bërthamore. 1997.- U aprovua nga parlamenti i Shkupit ligji mbi përdorimin e flamujve dhe të simboleve kombëtarë. 1999.- Vdiq në një aksident astronauti i Charles "Pete" Conrad Jr. që më 1969 ishte i treti person që zbriti në Hënë. 2000.- Më shumë se 500 000 klandestinët hyjnë çdo vit ilegalisht në Bashkimin Europian. Kjo e dhënë vjen nga Zhil Lëkler, drejtor i "Europol"-it, organizëm që përmbledh policitë europiane në luftën kundër trafikut të klandestinëve. 2001.- Një vepër e kompozitorit gjerman, Rihard Vagner (Richard Wagner), luhet në Jeruzalem për herë të parë, që nga krijimi i shtetit izraelit në vitin 1948, në një ambient jodashamirës.

2003.- Nasa lëshon një sondë hapësinore për eksplorimin e sipërfaqes së Marsit. Sonda "Opportunity" u parapri nga udhëtimi i binjakes së saj "Spirit", e lëshuar me sukses më 10 qershor. 2007. - Bamir Topi zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë President i Republikës. Në votimet e kryera në Kuvend Bamir Topi mori 75 vota nga 84 që duheshin per t'u zgjedhur President i Shqipërisë. Opozita e udhehequr nga Partia Socialiste bojkotoi votimin.

2008.- Diplomatët më të lartë të SHBA-së dhe të Çekisë, Kondoliza Rajs dhe Karel Shvarcenberg, në Pragë, nënshkruan marrëveshje për zhvendosjen e sistemit amerikan antiraketor në Çeki. Megjithatë, të dyja palët nuk arritën të dakordohen për marrëveshjen e dytë e cila ka të bëjë me statusin e ushtarëve amerikanë në Çeki. Më shumë se 100.000 çekë paraprakisht nënshkruan peticion kundër prezencës amerikane në Çeki.

QËNDRONI TË LIDHUR