• e shtunë, 21 dhjetor 2024
Në ditën e sotme

5 tetor 2023 (MIA)

- Dita botërore e mësuesve

1502. - Në udhëtimin e tij të katërt në Amerikë, lundërtari Kristofer Kolombo e zbuloi Kostarikën, vend në bregun e Detit Karaib dhe Oqeanit të Qetë, në Amerikln e Mesme.
1583. -Filloi të përdoret kalendari Gregorian që cilësohet kalendari i stilit të ri kundrejt kalendarit Julian që u quajt i stilit të vjetër. Në vendin tonë kalendari Gregorian hyri fill pas shpalljes së pavarësisë në 1912. Por nga popullisa e besimit katolik është përdorur që në shekullin e 16-të.
1713. - Vdiq filozofi dhe shkrimtari i famshëm francez, Denis Diderot. Ai shkroi një enciklopedi me 28 volume.
1796. - Spanja i deklaroi luftë Britanisë në betejën e Napoleonit.
1813. - Forcat amerikane mundën ato britanike dhe indiane në betejën e "Thames River", Ontario.
1830. - Lindi Presidenti i 21-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chester (Alan) Arthur.
1880. - Vdiq kompozitori francez me origjinë gjermane Jacques Offenbach. Ai ishte autori i operas "Rrëfimi Hoffman".
1882. - Lindi fizikanti i famshëm amerikan Robert Hutchings. Ai u konsiderua si babai i "raketave moderne". Është krijuesi dhe ndërtuesi i të parës raketë me lëndë djegëse në vitin 1926.
1908 - Princi bullgar, princi gjerman Ferdinand Koburg shpalli Bullgarinë të pavarur nga Perandoria osmane, ndërsa veten e shpalli për car Ferdinand I.
1910. - Portugalia shpallet Republikë menjëherë pas fitores së revoltës kundër Mbretit Manuel II.
1936. - Lindi Vaclav Havel. Ai ishte President i Çekosllovakisë nga viti 1989 dhe i Republikës Çeke në vitin 1993.
1914. - Esat Pasha deklarohet kryeministër i Shqipërisë. Kjo erdhi pas vendosjes së influencës së tij në Tiranë, e largimit të Princ Vidit.
1932. - Ka lindur në Mitrovicë aktori Xhevat Qena. Ka luajtur ne mbi 150 shfaqje teatrore, si: "Besa", "Halit Gashi", "Mita", "Duart e ndyra", "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", "Ora","Othello", "Halili e Hajria", "Ushtari i mire Shvejk", etj. Ai vdiq më 24 mars 2003.
1960. - Xhon Kenedi është zgjedhur për president i SHBA-së.
1968. - Riçard Nikson është zgjedhur për president i SHBA-së.
1983. - Liderit Lech Valesa iu akordua çmimi Nobel i Paqes.
1991. - Presidenti rus, Mikhail Gorbachov dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zotuan bashkarisht për shkatërrimin dhe pakësimin e armëve bërthamore.
1993. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë për herë të parë në histori vendosën lidhje komunikuese direkte.
1994. - Gati 50 anëtare të sektit "Urdhëri i Tempullit Diellor" u vetëdogjën në Zvicër.
1995.- Parlamenti i Republikës së Maqedonisë me 110 vota "për" dhe vetëm një abstenim nga 111 deputetë të pranishëm miratoi njëzëri Ligjin për flamurin e Republikës së Maqedonisë.
1995. - Pas dy muajsh tratativash në Ballkan, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ricard Holldbruk, arriti të nënshkruajë marrëveshjen e armëpushimit mes fraksioneve në Bosnjë.
1998. - Përfaqësuesit e Komitetit Ligjor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aprovuan fillimin e hetimeve kundër Presidentit Bill Klinton.
1999. -Në skenën e Teatrit Kombëtar u dha drama "Ëndërr e një nate dimri" sipas veprës "Kush e solli Doruntinën" të Kadaresë me regji të Armando Borës. Interpretuan aktorët Neritan Liçaj, Valbona Imami, Albana Koçaj, etj.
1999. - Dy trena me ngarkesa u dogjën pas një përplasjeje në Londrën Qendrore, duke shkaktuar vdekjen e 31 personave.
2001. - Gregori Heminguej (Gregory Hemingway), i biri i shkrimtarit të famshëm të "brezit të humbur", Ernest Heminguej, vdiq në Majami. Kjo ishte një tjetër ngjarje tragjike në historinë e familjes së famshme në letërsinë botërore.
2002. - Kineasti i njohur belg, Andre Delvaux, vdiq në Valencia në moshën 76 vjeç si pasojë e një krize kardiake, gjatë një seance të edicionit të dytë të Takimit Botëror të Arteve të qytetit spanjoll. Ai u vlerësua për filmat që përkunden midis ëndrrës dhe realitetit, realizues i "Një mbrëmje, një tren" "Takim në Bray", "Grua mes qenit dhe ujkut" dhe "Vepra në të zezë" dhe si profesor i kinemasë dhe i letërsisë.

QËNDRONI TË LIDHUR