• e hënë, 30 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime MKD PLT

MIA Paralajmërime MKD PLT

4 tetor 2024

Krivollak - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler dhe gjeneralët në Armatë, do të marrin pjesë në një stërvitje metodike treguese. (Poligoni armatës “Krivolak”/10:30, mbërritja në hyrje të poligonit “Krivollak”/9:45, deklarata për media/12:15)

Shkup - Konferencë për shtyp e Grupit parlamentar të Frontit Evropian. (Kuvend/ Shërbimi për shtyp/12:00)

Shkup - Deputetët Rexhep Ismail dhe Dimitar Apasiev do të kenë takim me ambasadorin rus Sergej Bezdnikin. (/13:00)

Shkup - Grupi parlamentar i Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë do të zhvillojë takim me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein. (Salla e Komisionit Kushtetues/12:00)

Shkup - Punëtori për arsimtarë nga shkollat fillore "Kuvendi dhe arsimi qytetar". (Salla Boris Trajkovski/10:00)

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të vizitojë Haraçinën,, ku do të ndjek punimet në rregullimin e një pjese të kanalit anësor atmosferik në vendbanimin Haraçinë. (Në afërsi të SHF "Skënderbeu" në Haraçinë/10:30 janë parashikuar deklarata për media)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve nga emërimi i tij në funksion (Qeveria e RMV-së, Qendra për media/10:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. (Qeveri, Qendra për media/11:00)

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, do të marrë pjesë në punëtorinë me temë "Sfidat në tejkalimin e mbipopullimit të burgjeve - Lirimi me kusht, mbikëqyrja elektronike dhe trajtimi në funksion të risocializimit dhe riintegrimit të suksesshëm të personave të dënuar" organizuar nga Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj dhe Shoqata penologjike e Maqedonisë së Veriut . (h. "Meriot", regjistrimi i pjesëmarrësve/9:00, deklarata për media/9:30, fjalime/10:00)

Shkup - Kryetari i Komunës së Karposhit do të mbajë brifing për gazetarë. (Hapësirat e Vetëqeverisjes Lokale, Rr. "Radika" 9/10:30, deklaratë për media /11:30)

Shkup - Fondacioni Konrad Adenauer, Qendra për Studime Evropiane Vilfrid Martens nga Brukseli në bashkëpunim me Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" - Shkup dhe Akademinë për Integrime Evropiane nga Shkupi do të mbajnë panel diskutim me temën "Përballja me rreziqet" - globalizimi dhe forcimi i politikës së jashtme evropiane. (Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë", regjistrimi i pjesëmarrësve/10:00, fjalime/10:30)

Shkup - Edicioni i dytë i ngjarjes së rrjetëzimit për sipërmarrësit e rinj nga rajoni i Ballkanit "Your Network is Your Net Worth", organizuar nga Unioni i sipërmarrësve të rinj Phoenix Rising nga Maqedonia, si pjesë e projektit "Balkan Entrepreneur Bridge", në bashkëpunim me Unionet e sipërmarrësve të rinj nga Mali i Zi dhe Serbia. (Tribeca Cafe në QT Diamond 15:00)

 

_______________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndrshimi i termineve***

 

QËNDRONI TË LIDHUR