• e hënë, 22 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

22 korrik 2024 (MIA)

1718. - U shfaq në Firence premiera e operës "Skënderbeu" të Antonio Vivaldit.
1878. - Autoritetet shtetërore osmane u kërkuan krerëve të Lidhjes Shqiptare te Prizrenit që t'u vinin në ndihmë me forcat e tyre të armatosura boshnjakëve, që kishin rrëmbyer armët kundër ushtrisë austro-hungareze. Kjo nuk u pranua nga anetarët e Lidhjes, duke përdorur si argument nevojën e ngutshme që kishte vendi për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
1888 - Lindi Selman Abraham Woksman, mikrobiolog amerikan. Ai fitoi çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1952.
1898. - Lindi Stiven Vinsent Benet, poet dhe tregimtar amerikan. Ai u bë i njohur me poemën kushtuar Luftës Civile Amerikane, të titulluar "Trupi i Xhon Braunit".
1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat amerikane çliruan Palermon.
1944. - Formohet pushteti i parë popullor në Poloni. Kjo ditë festohet si festë shtetërore e RP të Kinës.
1992. - Kontrabandisti më i madh kolumbian i drogës Pablo Eskobar u arratis nga burgu.
2000. - Autoritetet indiane liruan katër pilotë rusë, të dënuar me burgim të përjetshëm për parashutimin e armëve në Indi në vitin 1995. Ata ishin gjendur fajtorë nga një gjykatë e Kalkutës (lindje) për parashutimin në vitin 1995 të një ngarkese me armë në lindje të Indisë.
2001. - Kina mori në sheshin Tienanmen të Pekinit ndër masat më të rrepta të sigurisë të marra gjatë viteve të fundit, nga frika e zhvillimit të protestave të reja për përkujtimin e përvjetorit të dytë të ndalimit të lëvizjes shpirtërore Falung Gong.
2002. - Bie perdja e incidentit të famshëm agjenturor "Çështja Petrov", me vdekjen në Melburn të 86 vjeçares Evdoksia Petrov. Kjo çështje bëri bujë të madhe, kur një diplomat sovjetik dezertoi në kulmin e Luftës së Ftohtë.
2003. - Një grua britanike theu një nga rekordet më të vështira sportive, kur arriti të mbajë frymën nën ujë, duke u zhytur në thellësinë 122 metra në detin e Karaibeve. Njeriu-nëndetëse, Tanya Streeter, mbajti frymën për tre minuta e 38 sekonda, gjatë odisesë së saj nënujore.
2011. - Piktori-realist Lusijen Frojd, njëri ndër artistët artistik më të respektuar britanik, vdiq në Londër në moshën 88 vjeçare.

QËNDRONI TË LIDHUR