• e martë, 23 korrik 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, rënie të temperaturës nga e mërkura

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, rënie të temperaturës nga e mërkura

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht me kushte për mot të ligë afatshkurtër. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 39 gradë.. Indeksi UV do të ketë vlerë 8. 

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paqëndrueshmëri afatshkurte me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe breshër. Rënie më të konsiderueshme të temperaturës do të ketë nga e mërkura. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR