• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mot i nxehtë dhe me erë, pasdite jostabilitet lokal, nga e martja rënie e temperaturave

Mot i nxehtë dhe me erë, pasdite jostabilitet lokal, nga e martja rënie e temperaturave

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 39 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, sot dhe gjatë javës së ardhshme të punës pasdite dhe në mbrëmje moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër.

"Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa të ditës nga e martja do të jenë në rënie", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR