• e enjte, 24 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

24 tetor 2023 (MIA)

1360. - Mbreti anglez Eduardi III dhe mbreti francez Zhan II i Miri, i burgosur anglez në betejën në Poatje në vitin 1356, në Kale nënshkruan marrëveshje, me të cilën përfundoi faza e parë e Luftës 100-vjeçare. Mbreti francez ishte i detyruar Anglisë t'i lë disa territore franceze, ndërsa Eduardi III si përgjigje të heqë dorë për të drejtat në fronin francez.

1601. - Vdiq astronimi danez Tiho Brahe, i cili e ngriti observatoriumin në ishullin Hven dhe gati dy dekada i ka mbikëqyrur planetet, posaçërisht Marsin. E ka zbuluar yllin e ri në hapësirë, Kasiopeja.

1697. - Feldmarshali austriak Eugen Savojski me rreth 8.500 ushtarë depërtoi në luginën e lumit Bosna në Sarajevë dhe e ka djegur. 1725. - Vdiq kompozitori italian Pjetro Alesandro Gaspare Skarlati, themelues i "Shkollës së operës në Napoli".

1795. Rusia, Austria dhe Prusia mes vete e ndanë territorin e Polonisë.

1797. - Kryeqytetin e Perusë, Lima e shkatërroi tërmet, me ç'rast jetën e humbën rreth 5.000 persona.

1898. - Vdiq Puvis de Chavennes, piktor francez. Lindi më 14 dhjetor të vitit 1824.

1934. - Mahatma Gandi e braktisi Kongresin kombëtar të Indisë, i cili ishte nën ndikim britanik dhe i udhëheqi njerëzit në luftë për pavarësinë e Indisë.

1944. - Aeroplanë amerikanë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë betejës më të madhe ajrore-detare në gjirin filipinas Lejte, e kanë fundosur bartësin japonez "Musashi", një nga bartësit më të mëdhenj ndonjëherë të ndërtuar.

1945. - Hyri në fuqi Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila së bashku me Statutin e Gjykatës ndërkombëtare, paraqet dokument themelor për veprimin e kësaj organizate ndërkombëtare. Kjo ditë festohet si ditë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1945. - Në Oslo është pushkatuar udhëheqësi i nazistëve norvegjezë dhe kryetari i qeverisë marionetë në Luftën e Dytë Botërore Vidkun Kuisling, i dënuar paraprakisht me vdekje për shkak të tradhëtisë, emri i të cilit u bë simbol i tradhëtisë.

1948. - Vdiq kompozitori austriak Franz Lehar, përfaqësues më i rëndësishëm i operas vjeneze në gjysmën e parë të shekullit 20. Veprat: opera "Vejushat gazmore", "Konti nga Luksemburgu".

1957. - Vdiq kratori francez i modës Kristian Dior. 1962. - SHBA-ja filloi me bllokadat ndaj Kubës. 1964. Rodezia Veriore pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe riemërohet Republika e Zambisë

1974. - Vdiq violinisti dhe dirigjenti rus David Fyodorovich Oistrakh, njëri ndër mjeshtrit më të mëdhenj të violinës në shekullin 20.

1992. - Në Tetovë formohet Lidhja e grave shqiptare.

1997. - Hunta ushtarake e Siera Leone nën presionin ndërkombëtar u dakordua t'ia lëshojë pushtetin presidentit të zgjedhur të vendit Ahmad Tejan Kabbah.

2005. - Vdiq Rosa Parks, luftëtar për të drejtat e amerikanëve të racës me ngjyrë

2003. - Një terrorist çeçen islam hyri në teatrin "Dubrovka", duke bërë shantazh se do t'i hedhë në erë të gjithë 800 vizitorët, ndërsa edhe vetë nëse autoritete ruse nuk e ndërpresin operacionin në Çeçeni dhe nuk e tërheqin ushtrinë e tyre nga vendi. Në aksionin e forcave ruse të sigurisë tre ditë më vonë në teatër humbn jetën 129 pengje dhe 42 terroristë.

2006. - Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të revolucionit hungarez dhe kryengritjes kundër qeverisjes sovjetike në Budapest në vitin 1965, u zhvilluan demonstrata masive dhe përleshje me policinë në ndërtesën e Parlamentit.

QËNDRONI TË LIDHUR