• e martë, 22 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

 22 tetor 2024 (MIA)

- Dita e Fronit të Shenjtë.

1451. - Sipas kontratës së 22 tetorit 1451, Andrea Aleksi, skulptori, piktori dhe arkitekti i famshëm nga Durrësi, bashkë me mjeshtrin e madh, Jur Amateun, angazhoheshin të ndërtonin llozhën e famshme tregtare në pallatin e madh Beninkana në Ankonë. Kjo vepër mbetet një ndër monumentet më të njohura të Mesjetës.

1721. - Pjetri i Madh shpallet perandor i të gjithë rusëve, duke lënë mënjanë titullin e Carit.

1797. - Francezi Andre-Zhak Garnere kryen hedhjen e parë me parashutë. Ai u hodh nga një ballon 680 metra lart mbi parkun Monceau në Paris.

1811. - Lindi Franc List, kompozitor i famshëm hungarez dhe virtuoz legjendar i pianos. Ai kompozoi disa pjesë të njohura dhe të vështira për piano dhe ishte krijuesi i recitalit modern për piano.

1883. - Hapet teatri i operas së Nju Jorkut "Metropolitan". Ajo u hap me operan "Faust" të Guno-it.

1906. - Vdiq Pol Sezan, piktor post-impresionist francez. Ai ndikoi në shumë piktorë të shekullit të 20-të. Ndër veprat e tij të njohura janë "Lojtarët e letrave" dhe "Mali i Shën Viktorit me pishat e mëdhaja".

1917. - Lindi Xhoan Fontaine (emri i vërtetë Xhoan de Bonvuar de Havilland), aktore e famshme amerikane dhe fituese e çmimit 'Oscar'. Ajo lindi në Tokio dhe ishte motër e Olivia de Havilland.

1943. - Lindi Katrin Denev, aktore e famshme franceze, që luajti role kryesore në filmat francezë dhe të huaj. E konsideruar si një nga gratë më të bukura të botës, ajo u emërua ambasadore e UNESCO-s në vitin 1994.

1953. - Laosi dhe Franca nënshkruajnë një traktat në Paris, me anë të të cilit Laosi bëhej krejtësisht i pavarur.

1962. - Presidenti amerikan Xhon Kenedi njoftoi se në Kubë ishte ndërtuar një bazë sovjetike raketash. Presidenti amerikan urdhëroi një bllokadë detare për anijet që çonin pajisje atje. Bllokada hyri në fuqi dy ditë më vonë.

1987. - Në Kristis të Nju Jorkut shitet një volum i botimit të parë të Biblës nga Gutenbergu. Botimi i rrallë u shit për vlerën rekord 5.39 milionë dollarë.

1997. - Presidenti amerikan Bill Klinton propozoi një traktat për luftën kundër ngrohjes globale, e cila kërkonte nga vendet e industrializuara të kufizonin gazrat në atmosferë. Kjo duhej të arrihej në intervalin vjetor 2008-2012.

2002. - U nda nga jeta Nëna Mbretëreshë Geraldina. Ajo u lind në Budapest më 6 gusht 1915. U prezantua me mbretin Zog në vitin 1937 dhe u martua me të më 27 prill 1938. Familja mbretërore dhe gruaja e monarkut shqiptar u rikthyen në atdhe në qershor 2002. Mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare dhe u përcoll me nderime në banesën e fundit. 2007. - U shpall kushtetuta e re e Malit të Zi.

QËNDRONI TË LIDHUR