• e hënë, 21 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

21 tetor 2023 (MIA)

1422. - Vdiq mbreti francez Sharl VI, i cili në fron ishte 42 vjet.

1824. - Çimentoja "Portland", një material modern ndërtimi bëhet patentë e Xhozef Espdin nga Wejkfilld në Jorkshir.

1833. - Lindi Alfred Nobel, industrialist suedez dhe shpikës i dinamitit dhe gëlinjitit. Ai u pasurua shumë dhe pasurinë e tij e përdori për të mbështetur çmimet në mjeksi, fizikë, kimi, paqe dhe letërsi.

1879. - Tomas Alva Edison kryen me sukses një provë me një llampë elektrike inkadeshente me filament karboni. Eksperimenti u krye në laboratorin e tij në Nju Xhersi dhe llampa qëndroi e ndezur për 13 orë rresht.

1912. - Në Hungari lindi George Solti, dirigjent amerikan, me origjinë hungareze. Konsiderohet njëri ndër dirigjentët më të mëdhenj në botë në shekullin 20. Vdiq më 5 shtator të vitit 1997.

1934. - Forcat komuniste kineze, të udhëhequra nga Mao Ce Duni, fillojnë një përpjekje për të thyer rrethimin e ushtrisë nacionaliste të Chiang Kai-shek's në provincën Jiangxi. "Marshimi i madh" drejt sigurisë zgjati rreth një vit dhe përshkoi rreth 9600 km.

1937. - Doktor Zoi Xoxa gazetar dhe deputet u emërua dhe sekretar i përgjithshëm i shoqërisë "Gruaja shqiptare".

1938. - Forcat japoneze, mbas disa muaj bombardimesh, marrin qytetin kinez të Kantonit.

1944. - Trupat amerikane marrin qytetin Aachen, i pari qytet i madh gjerman që bie në duart e aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1944. - Forcat kineze fillojnë pushtimin e tyre në Tibet.

1966. - Grumbulli i mbeturinave të një miniere qymyri në fshatin Wellsian të Aberfanit rrëshqet dhe varros një shkollë duke shkaktuar vdekjen e 116 fëmijëve dhe 28 të rriturve.

1969. - Vili Brant, në krye të koalicionit socialdemokrat FDP, zgjidhet kancelar i Gjermanisë Perëndimore.

1995. - Në Dejton të SHBA-së u nënshkrua marrëveshja paqësore për Bosnjë e Hercegovinën.

1997. - Kryeministri reformator Milo Xhukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Ai mundi presidentin jugosllav Momir Bulatoviç, i cili ishte mburojë e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

1998. - Ish- komunisti Masimo D'Alema merr postin e kryeministrit të Italisë, në krye të qeverisë së dominuar nga social-demokratët. Në qeveri përfshiheshin ministrat e parë marksistë mbas një gjysëm shekulli.

1999. - Më shumë se 110 vetë u vranë dhe rreth 400 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me raketa mbi një treg të mbushur plot në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni. Rusia mohoi pjesëmarrjen e saj në këtë sulm.

2001. - Anija kozmike "Sojuz" lëshohet drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar,ISS, me një ekuipazh franko-rus, ndër të cilët dhe astronautja franceze Claudie Haignere.

2002. - Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë.

2003. - Irani bie dakord me ministrat e Jashtëm të BE-së të ndërpresë programin të tij të pasurimit të uraniumit, si dhe nënshkruan një marrëveshje shtesë me anë të së cilës lejon inspektimin më të rreptë nga ana e Kombeve të Bashkuara të qendrave të tij bërthamore.

2007 - Të paktën 17 ushtarë turqë dhe 32 kryengritës kurd e humbën jetën në një përleshje afër kufirit turko-irakian.

QËNDRONI TË LIDHUR